Një ngjarje tronditëse ka shokuar këtë mëngjes shqiptarët në Greqi. Një sulm me Molotov ka ndodhur në një zyrë turistike shqiptare në qendër të Athinës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe mediat greke shkruajnë se “Policia shikon mundësinë e sulmit që lidhet me vdekjen e 35-vjeçarit Konstantinos Katsifas”.
Sulmi me bombe Molotov u raportua ne mengjes në një zyrë turistike shqiptare në qendër të Athinës, që ndodhet në rrugën 31-33 Deligianni pranë stacionit Larissis.
Sipas informacionit të parë autorët e hodhën molotovin në fasadën e dyqanit dhe qelluan në shenjë. Kompania operon në fushën e linjave ndërkombëtare të autobusëve, duke transportuar mbi 140,000 pasagjerë në vit.