Fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë janë duke e kthyer festën e Hallouinit në një traditë të re edhe për vendin tonë.
Por jo vetëm fëmijët. Fotot që shihni janë parë të përhapura sot nëpër zona të ndryshme të kryeqytetit shqiptar.
Hallouini është një festë me origjinë të lashtë, nga fiset kelte, por që dekadat e fundit është popullarizuar në mbarë botën nëpërmjet festimeve të mëdha që janë bërë në Amerikë, fillimisht prej emigrantëve irlandezë, e më pas në vende të tjera.