Disa orë para mbërritjes së Komisionerit Hahn në Shqipëri, banda e LSI-shpk, duke e ditur axhendën e tij, filloi sulmet groteske dhe të turpshme, jo për ata, sepse ato nuk kanë turp, por për qytetarët shqiptar, që duhet të ndjehen tepër të fyer, kur shikojnë, se me çfarë niveli intelektual përfaqësohen.
I pari është Petrit Vasali, që akuzoi BE-në dhe qeverinë shqiptare, se nuk po bënte Reformë në Drejtësi, por e kishte blerë me parat e drogës, bashkë me europianët. Natyrisht fal Zotit, që ky palaço leh nëpër FB, e askush nuk e merr seriozisht, apo t’i japi mundësinë të ulet me politikan europian, se do i kishte habitur dhe do na vinte në vështirësi, se përse përfaqësohemi me të sëmurë psiqik në politikat ndërkombëtare.
Pas lehjes së tij, Monika nxorri nga kafazi ish sekretaren e rinisë së partisë, Gjoshën, e cila ashtu si Vasali, fatkeqësisht, kishte rrëshkitur nga mend… aq e re. Broçkullat, se Shqipëria pengoi Maqedoninë dhe Hahn ishte drejt largimit, ishin përrallat e radhës. Shqipëria dhe Maqedonia, nuk kishin asnjë lidhje me njëra tjetrën, e as me skepticizmin Francez dhe Hollandez për zgjerimin. Shtyrja e negociatave nuk kishte lidhje me kandidatët, por me problemet e brëndshme të vetë BE.
Përsa i përket largimit të Hahn, Klajda e Monikës, që na kishte stisur integrimin dhe i kishte lënë mësime Ramës, e kjo të bënë të qeshësh me të madhe, pa pikë turpi thotë një gënjeshtër të madhe, se Hahn është drejt largimit. E vërteta është, se Hahn i mbaron mandati në Maj 2019, kur të bëhen zgjedhjet e Parlamentit Europian, si gjithë strukturave dhe drejtuesve te tjerë. Ndaj kjo është një intrigë e vogël e partisë së intrigantëve.
Por e treta e vërteta, Monika me kam-kamet e saj, tashmë kërkon të iki Rama, që po na lë jashtë derës së Europës, por jo aq rëndë sa si Vasali, që e bëri Europën bashkëpuntor në krim me Ramën, Monika i bëri budallenj europianët, që i gënjen Rama, që nuk u tregoi as se fëmijët nuk kishin marrë dëftesat.
Bile tavolina me lule i kushtonte shtrenjtë buxhetit, kur lulet e Likes dhe paga për zonjën e paparë të Shqipërisë, që është një skandal më vete, nuk kushtojnë asgjë. Bile aq e rëndësishme është LSI dhe ish ministrja e Hiçit, sa arritjet e qeverisë janë “një kopje e strategjisë që ish-ministrja Klajda Gjosha ia ka kërkuar për ta zbatuar, por që se bëri kurrë Rama”.
Në fund Monika shpërthen me mllef ndaj shpërfilljes dhe grushti që ajo dhe Lulzim Basha morën nga Hahn, me fjalën e Klajdës se: “asnjë kompliment apo lajkë e bërë për ndërkombëtarët e Brukselit apo ata që janë në ikje e sipër nuk e zhbën dot trafikun e drogës, përfshirjen në krimin e organizuar, shkatërrimin e administratës publike dhe ngecjen në reformën në drejtësi”.
Është një politikane e shkatërruar mendërisht, që çdo ditë përmend krimet që ka bërë vetë dhe biznesi parti që drejton. Vetëm endrrën e ngecjes së reformës, që e ëndërron, duke e përdorur si shantazh ndaj qytetarëve se ajo dhe bandat do shpëtojnë dhe mbijetojnë, nuk ka për ta shijuar, por ka për ta vuajtur përfundimin e saj.
Ndërsa qeveria në ikje, si ëndërr e Monit ka kohë për tu realizuar, sepse ka dhe ca detyra që duhet të kryej si obligim ndaj shqiptarëve: Burgosjen e sojit Vasali, Monika./Ekskluzive.al
Poshtë po publikojmë stausin e kam-kamit Monika që do i’u argëtoi:
Fjalët e bukura nuk të çojnë gjëkundi, aq më pak në BE!
As tryezat e stiluara me simbolet europiane dhe që i kushtojnë shtrenjtë buxhetit të Shqipërisë, nuk janë hap përpara për plotësimin e kushteve të rrepta, që na kanë vënë partnerët tanë në Bruksel.
E gjithë strategjia që kryeministri shpalosi sot si arritje të qeverisë së tij nuk është gjë tjeter vetëm një kopje e strategjisë që ish-ministrja Klajda Gjosha ia ka kerkuar për ta zbatuar, por që se bëri kurrë.
Deri më sot, kur i vënë me shpatulla pas muri u detyrua të pranoje dhe zbatojë ato që duhet të kishte bërë prej vitesh e që i ka patur në tryezën e punës.
Paaftësia, arroganca dhe korrupsioni, përfshirja në trafiqe dhe lënia e Shqipërisë jashtë hapjes së negociatave nuk mund të ndreqen me kopjet që i merr nga ish-Ministrja e Integrimit.
Asnjë deklaratë e thënë në anglishte të qartë, asnjë kompliment apo lajkë e bërë për ndërkombëtarët e Brukselit apo ata që janë në ikje e sipër, nuk e zhbën dot trafikun e drogës, përfshirjen në krimin e organizuar, shkatërrimin e administratës publike dhe ngecjen në reformën në drejtësi.
Ndaj çdo përpjekje për show me ngjyra e ndriçim artificial është thjesht i dalë mode si metodë për të gënjyer shqiptarët, që sot më shumë se kurrë e kanë kuptuar dhe ndjerë paaftësinë, makuterinë, banditizmin dhe arrogancën e veshur me rroba të bukura të një qeverie në ikje e sipër.
Vetëm një qeverisje e re, pa Ramën kryeministër, e vendosur për të larguar bandat nga bashkëqeverisja do të mund të bëjë atë që të gjjthë shqiptarët presin; plotësimin e kushteve për të qënë sa më shpejt pjesë e familjes europiane.