Qarkullonte me makinë, me xhama me perde, policia e ndalon dhe pasi ai tenton t’i jape 2 mije leke te reja, e arrestojne për korrupsion.
Sic e shihni edhe ne videon me poshte, punonjesi i policise pasi i thote se do te dale ne komision, shoferi i jep dokumentet me kartemonedhen e me pas arrestohet.
NJOFTIMI I POLICISE
Policia Rrugore e Tiranës, në zbatim të Planit Operacional “TISPOL, Maj 2018”, nga kontrollet e ushtruara gjatë ditës në territorin e kryeqytetit, në lidhje me identifikimin e mjeteve debitore si dhe shkelje te tjera të legjislacionit rrugor, ka konstatuar dhe ndëshkuar:
• 10 drejtues mjetesh, që nga verifikimi rezultuan me detyrime të pashlyera
• 67 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurisë
• 15 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor)
• 10 drejtues mjetesh të papajisur me sigurim të detyrueshëm
• 2 drejtues mjetesh për transport pasagjerësh, të pa pajisur me certifikatë transporti profesional
• 2 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit
• 112 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor
Gjithashtu nga kontrollet në funksion të Planit Operacional, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 7 drejtues mjetesh nga të cilët:
6 drejtues motomjetesh të papajisur me leje drejtimi
1 drejtues mjeti për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.