Lulzim Basha ka marrë vendimin për djegien e mandateve.
Ai thotë se ka lexuar mesazhin e protestës së djeshme dhe ka arritur në përfundimin për të dalë jashtë Parlamentit, duke mos pasur zgjidhje tjetër.
Pjesë nga fjala e Bashës:
“Dua t’i falënderoj për bashkimin, qëndresën dhe qytetarinë e dëshmuar në protestën më të madhe. Sakrifikuan nga vetja e tyre për ti shërbyer një misioni madhor, çlirimit të qeverisjes nga një grup oligarkësh që kanë marrë peng vendin. Njerëzit që u mblodhën aty përjetojnë qindra probleme halle si ata që nuk patën mundësinë të vijnë.
Përgjimet e prokurorisë faktuan se ky parlament është produkt i krimit. Zgjedhjet e 25 qershorit nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve.
Ju falënderoj nga zemra sepse ju iu përgjigjët thirrjes së opozitës. Ai urdhëroi dhunimin e të drejtave tuaja. Dhuna ndaj qytetarëve protestues tregon degradimin e këtij shtetit të kalbur.
Asgjë nuk e ndal një popull të tradhtuar dhe të braktisur kur lufton për të drejtat e tij legjitime. Në asnjë vend të Europës nuk pranohet një qeveri që është kapur duke vjedhur.
Ndaj unë jam sot këtu për t’iu thënë me përgjegjësi të plotë se e kam lexuar vullnetin tuaj. Ndaj kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta politike djegien e mandateve të deputeteve tanë”.
Por më në fund Basha u rwehatua se kurrë nuk mund të vijë në pushtet. Nëse shpëton nga drejësia e vetmja mundësi për ta provuar mundësin e marjes së pushtetit është përballja me votën./Ekskluzive.al