324 efektiv policie në burgun e sigurisë së lartë në Reç të Shkodrës aktualisht kujdesen vetëm për një maçok të quajtur Miço.
Por që prej ditës së djeshme, ka filluar popullimi ku edhe ka filluar transferimi i të burgosurve.
Burime për ‘Report Tv’ bëjnë me dije se vetëm ditën e djeshme janë transportuar nga burgu i Lezhës 150 të dënuar.
Ndërkohë transferimi i të dënuarve vijon dhe ditën e sotme është parashikuar transferimi i 150 të dënuarve të tjerë.
Në këtë institucion për të garantuar sigurinë e të dënuarve do të kujdesen plot 324 efektiv policie. Ambientetet e brendshme të këtij institucioni kanë tualet privat, aspirim, kondicionim, sistem alarmi, dhe deri tek pajisjet që dedektojnë dhe bllokojnë valët e telefonisë ceululare.
Pra një polic do ruaj një të burgosur dhe kjo është çudia e re shqiptare. A e dini se një i burgosur i kushtoi të ardhurave publike 539 euro në muaj gjatë vitit 2017 sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.
Duke analizuar shpenzimet sipas programeve, Ministria e Financave raportoi se gjatë vitit të kaluar në programin sistemi i burgjeve janë harxhuar mbi 5 miliardë lekë të cilat kanë shërbyer për trajtimin e 5800 të burgosurve, shkruan Monitor.
Kosto e shpenzimeve vjetore për një burgosur arriti në 6469 euro në vit ose 539 euro në muaj. Shpenzimet për ushqimin zënë vetëm 8.6 për qind të kostos me një vlerë vetëm 46 euro në muaj. “Janë trajtuar me normë ushqimore 5 867 të burgosur me një kosto faktike prej 434 113 mijë lekë” sipas të dhënave zyrtare.