Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Turqia lidhur me dorëheqjen e homologut të tij, Ramush Haradinaj.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ftesa e tij në Hagë ishte një sfidë e papërfunduar kombëtare për të provuar pafajësinë.
“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK, janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20-vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre.
Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë,”-shkruan Rama.
Ditën e djeshme kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme pasi është thirrur për të dëshmuar në Hagë.
Në një konferencë për shtyp, Haradinaj është shprehur se hoqi dorë nga posti pasi nuk mund ta cënonte nderin e Kosovës. Së shpjeti Kosova zhvillon zgjedhje të parakohshme parlamentare.