Nga Akil Ylli
Pa prit e pa kujtu, opiumonist Marki i “preu venat”, dhe e shpalli te mbyllur historin me Shqupin. Deri ketu, nje lajm kryeveper per shumicen e lexuesve shqiptare dhe ndjekesit e apasionuar te emisioneve politike televizive. Do shpetonin nje here e mire,(une si lexues) nga doza e vrerit qe injektonte Marki çdo nate. Nuk do shpenzonin me leka, per te blere aspirina e luminal dhe perfundimisht, do merrnin fund grindjet me bashkshortet, per mungesen e pasionit ne shtrat. Aaah, çfare paqet!
Por kenaqsia, s’qe e thene te zgjaste. Ne fund te testamentit, Marki betohej, se do ta vazhdonte opozitarizmin, si i vetmi trim ne lufte, po me te njejtin dell. Vashf ne djall Marki!
Ne fakt, “harakiri” i Markut, hedhja tej e koraces se rende te pushtetit, eshte nje veprim fisnik. Kemi pasur pak e aspak, burra te tille. Ketyre njerezve, u duhet hequr kapelja. Jo me kot vendimi i Markut, u be kryefjala e dites. Ne media kishte plot nga ata, qe i benin “shapo”, si dhe ashtu siç pritej, nje deng me kryqezues lulashare e salibane.
Sigurisht, dalja n’shesh te mejdanit e kryqezuesve te Shqupit, nuk ishte ndonje e papritur per askend. Ne ate kasaba, proçedura e kryqzimit eshte pjese e menyse se perditshme. I vetmi ndryshim me kryqezuesit e zakonshem eshte, se keta te sojit allashqup, makabrisht, po me te njejtin zell, te çkryqezojne pa pike problemit. Per kuriozitet, hidhni nje sy atij kallablleku, dhe do gjeni nje taborr me martire te kryqzum e te çkryqzum, qe sillen si xombe politike neper zyra.
I papritur sipas meje, ishte nxitimi per ti hequr kapelen Markut. Buuu, per çfare? Une kuptoj, qe shume nga ata qe e nderuan, jane militante te majte, dhe ja kane dhuruar ate “shapo”, ngaqe deshirojne ta shohin Shqupin, me kambe perpjet, nakaut. Ju ashte duke xhesti i Markut, si aperkut i beft. Ne mos e plast nakut, te pakten nokdaun, sagllam.
Por fatkeqsisht, perveç deshires, çdo ilusion tjeter eshte i kote. Revolta e Markut, s’ja hek asnji ashkel Shqupit. Perkundrazi, me vetlargimin e Markit, kam pershtypjen se Shqupi, ka per te fituar ndonje pike. Pamvarsish hidherimit qe ndjene, per arratisjen e pitbullit nga stani, dashte, pa dashte, Marki i ka bere ndere Shqupit. Per syte e njerezise, konstatimi i mungeses se nje pitull ne thark, nuk eshte thjesht, problem numrash. E çfare pitbullit, pitbulli alfa!
Po te diskutojme me kembe ne toke, nga Marki s’do kishim nxjerre, qofte edhe nje pike yndyret, me vajis sado pak ingranazhet e demokracis tone ne kolaps. Do me dukej guxim i marre, nese dikush do pretendonte, se broçkullisjet dhjetravjeçare te Markit, jane leksione demokraciet dhe model qytetarie. Bile, bile, jo guxim i marre, po marri krykput! Marki model demokraciet e qytetarit! Tyksh mor andej!
Tashti, pa dashte me randu Markun, m’fal o Zot, po ai dhe pa hape gojen hiç, estetikisht, nuk ngjane aspak me nje qytetare. Boll mundohet i shkreti me u vesh me kostum, kollare po, por prap se prap, si kane hije, i rrine gjithmone keq. Dhe po ta shohesh nga larg, pa e njohur fare, gjeja e pare qe te vjen ndermend ne ate moment, eshte, se njaj soj robit, me siguri duhet te jete katunar d.o.k. Eshte nje lloj perceptimi instiktiv, qe provokohet nga disa veçori antropologjike, pamvaresisht se ai njeri mund jete, zotnia i zotnive e babadem kryeqytetas. Kushedi, ba me vu ndoj kapel republik, ndoshta i kishte ba derman, me e modernizu i fije imazhin. Ndermarje e veshtire , por si dihet!
Ndersa, per çka na ndigjojne veshet, mbasi hap gojen Marki, do te kisha keshilluar gjithkend, mos ta provojne me na i afru, si leksione demokraciet, sepse len kokrren e namit. Neqoftese ta jep kush si detyre, me i ba Markit c.v., per me kene mrend, mos mi dhane mundesine askujt, qe te te thote, njitu ja ke fut kot, duhet te shenosh keto cilesi: retorik agresive e banale, i dhunshem, shpifes, bartes i mendesis tribale, vokopolar mjeran, i pa gdhendu, ne konfuzion mental, futi dhe nje kokrra e injorantit, dhe te jesh i bindur, qe gjithkush do ta shtrengonte doren. Po te isha une, do kisha shtuar ndoshta diçka, por s’ka rendesi, edhe ashtu siç eshte, e ke qendis.
Tashti, me te drejte ndonjeri mund te pyes, ” po mire mor shoku, hajt se shkruve tane kte çarçaf, por si i qute si je, nuk na diftove pse Marku e ndermori ate veprim”?
Vallahi, si bjen fjale n’toke! Me te thane te drejten, s’di si me ju pergjigje. E jo per faj tem, è! Marku me ate testament, s’te ndihmon fare. Ngjan me pyetje njemilion dollarshe. Me marre pergjigje, per kesisoj pyetjesh, ke gjet profilin e gabum zotni. Me mungojne titujt. Megjithate, qe ‘mos te te zhgenjej, po e provoj. N’emen t’atit e t’birit…..! Amen!
Mund ti kisha ra shkurt, te zgjidhja çfare flasin gojet e liga. Duke filluar qe nga ajo qe thone, se Marku para vitit 90, per te perfitua te drejt studimi, e ka ndrru emrin nga Mark, ne Marks, e deri te studjusit e fundit, qe thone, se Marku e ka shite mandatin. Mirpo une s’jam aq specialist, prandaj do t’pergjigjem, me aq sa di. Aaah i ziu une, ç’me gjeti!
Nje prej hipotzave, pse u largua Marku, ka shume te ngjare te jete, lodhja dhe zgenjimi. A e di çfare sakrifice eshte, te kalosh gjysmen e jetes, duke bere pitbullin mediatik, e mandej me ta fut gjithmone sa krahi? Mos te te japin asnje post. Jo mor zotni, vjen nje dite e s’mban me, pelcet, Ja, kjo mund ti kete ndodhur Markut.
Arsyeja tjeter, ma thote mendja ka te beje, me ndjesine e miut. Eshte i njohur fakti, qe pak para se te bjere termeti, te paret ja mbathin minjte. Ka mundesi qe Perendia, t’ja kete falur Markut kete ndjesi,(edhe fizikish, diç te kujton familjen e bretesve)ndaj dhe ja mbathi, para se rrokopuja ta mirrte me vete. Keshtu, me nje gur, vrau dy zoq. Edhe nje turre leka i siguroj, edhe ne opozitarizmin e neserm, i takon nje vend nderi. Kaq kisha! Yyyyfaaa!
Sikur me te vertet, te jete kjo arsyeja e braktisjes se Shqupit nga Marku, vajmedet per opozitarizmin tone. Ku, kuuu, moj nane, Marki strumullar i Opozites se Re! Pas Republikes se Re, edhe Opoziten e Re kishim mangut..! Pty, pty, pty!