Për ata që lehin çdo ditë nëpër media, duke na fyer inteligjencën me injorancën dhe nivelin e pështirë intelektual, që e deklamojnë si dituri, duhet ta dinë, që i akuzuari Ahmetaj, nuk është as i gjykuari Ahmetaj dhe as i dënuari Ahmetaj.
Arben Ahmetaj nuk i’a kanë dhënë 117 deputetët e parlamentit mandatin. Këto 117, edhe ato pas tyre, thjeshtë kanë miratuar heqjen e imunitetit që nuk e hoqën kurrë, megjithëse bënë disa prova dhe manovra për të na bindur, se deputetët nuk do kenë imunitet.
Sigurisht që sharlatanizmi i këtij parlamenti me gjithfarë kllouni që ka brenda është i hatashëm, por fuqi ka deri kur të bjer gjylja në çatinë e tyre dhe pastaj fillojnë luten dhe shesin dhe bijtë për të shpëtuar bythën.
Ajo që ndodhi së fundi me Arben Ahmetaj, na bindi dhe një herë, se këta palaço me kartonat e tyre nuk bëjnë asgjë më shumë, se sa një show tragjikomik në emër te padrejtësisë, duke bërë rolin e lukunisë që leh, por të ha…!
Ahmetaj nuk e dorëzon dhe nuk tërhiqet nga mandati të jeni të sigurtë. Nuk ka KQZ dhe këshill mandatesh që e zëvendëson, pa u shpallur fajtor deri në apel.
Si është e mundur, që një torollak deputet i dënuar me burg, sorollatet dhe hargaliset nëpër studio duke folur për drejtësi dhe askush nuk merr guximin ta gjykoj.
Nuk besojmë se është më i bukur se Ahmetaj as më i zoti, por bandat e drejtësisë e lan qëllimisht të lirë, pa marrë një vendim të formës së prerë, që të rizgjidhej deputet.
Një vendim arrestimi me një vendim dënimi të shkallës së parë janë nul, pra Ahmetaj ka humbur vetëm imunitetin, ndërsa mandatin nëse do të shpallet fajtor në të dy shkallët e gjykimit./Ekskluzive.al