Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pas lajmit që SPAK ka rënë në gjurmët e një transferte 3 mln euro.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmetaj thotë se nuk ka asnjë transfertë mes tij apo dikujt tjetër.
Ahmetaj hedh akuza se po bëhet zhurmë me qëllim nga “regjimi”, sipas tij për të hequr vëmendjen nga mega skandalet e fundit.
“Një qëndrim përsa i përket lajmit të sotëm të rremë që Ministria e Drejtësisë paska dorëzuar një kërkesë të re për ekstradim, dua të sqaroj sa vijon:”
“Kërkesa për ekstradim ka mbi dy vjet që është bërë, me urgjencë, më 18 gusht të vitit 2023. Ligji përcakton se bëhet vetëm një kërkesë. Dhe sikur të kishte një të dytë, do të ishte pjesë e tymnajës…”
“Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di shumë mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër me biznesmenët apo biznesmenin në fjalë. Le të ngelet si sfidë! Shumë shpejt ‘përkthehet’ letër-porosia.”
“Pse bëhet zhurma e iniciuar me qëllim nga regjimi? E thjeshtë: për të zhvendosur vëmendjen nga mega-skandalet e fundit dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.”
“Më shumë detaje, në vijim…”, shkruan Ahmetaj.






