Edi Rama: Kryetarja e Komisionit të ligjeve ka kërkuar të dëgjohet në Grupin Parlamentar, sepse e ka dëgjuar nga TV, jo nga prokurori se po hetohet për deklarim të rremë kur kurrë nuk është pyetur nga askush. Këta, nga gazetarë “special” që kanë dokumente, që nuk i kanë as e akuzuara, që është person i dyshuar, kryetarja Komisionit të Ligjeve.
Që të jetë një person i dyshuar që e merr vesh nga TV që emrin është në aktakuzë dhe të mos jetë pyetur asnjëherë… çfarë është kjo çudi? Këto nuk janë shenja aspak të mira dhe dua të shpresoj që janë shenja që nuk lidhen me simptomat e një sëmundje vetëkënaqësie. Kjo s’është republikë prokurorësh. Do ishte autogoli më i madh.