Sali Berisha pa bërë asnjë transparencë publike, vazhdon të mburret se një këshilltarë i fushatës së trump Lacivita paska zgjedhur PD e ricikluar, për të rritur preformancën dhe për ta çuar në fitore, me urdhër të Trump. Natyrisht këto janë përralla prej deliranti të Berishës, që i lejohen ëndrrat, sepse siç ëhtë katandisur, vetëm lloqet dhe ëndrrat i kanë mbetur.
Por, problemi nuk është ky, por shkelja e ligjit zgjedhorë, nga një struktur që quhet BKH e mbushur me analfabet funksional në fushën e hetimit të llojshmërive së krimeve, e cila fle gjumë dhe natyrisht zgjohet me ndonjë letër anonime ose ndonjë gërrhitje të bandës së hetuesve të Berishës.
Asnjërit prej tyre edhe trungut Aida Hajno nuk i bie në sy se Lacivita që i kushtoi 20 milion dollar Trump krahë Berishës nuk ka ardhur as për Berishën as për PD por për thesin e parave të qelbura të ALI Baba Berishës, me sekser Fatmir Mediun dhe Shkëlzen Berishën.
Eshtë e detyrueshme që subjekti politik PD të bëjë transparaencë dhe të bëjë publike se sa ka paguar për këtë lobim, që sigurisht kushton miliona euro dhe kush është pagator?! Por siç duket situata sa të jetë SPAKU i trembur dhe BKH e fshehur, krimet zgjedhore të klanit Berisha do quhen ligjshmëri e pa ligjshme e lejuar./Ekskluzive.al