Ministrja e Drejtësisë së Kosovës Albulena Haxhiu, është shfaqur si aktore në aktore në një serial televiziv.
Kjo i ka surprizuar të gjithë, pasi qytetarët janë mësuar ta shohin ndryshe.
Haxhiu shfaqet si aktore në një sekuencë të shkurtër të serialit ‘Hetuesia’ duke e parë ndryshe nga statusi i politikës që të gjithë jemi mësuar.
Gjatë filmit Haxhiu shihet e veshur me pallto ,teksa zbret një makinë me xhama të zinj ku edhe takon dy personazhe të tjerë të filmit.
Kjo ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave pasi është një ndër rastet e pakta ku një politikan i nivelit të lartë merr pjesë në xhirimet e një filmi.