U hodh dje në Nyon të Zvicrë shorti i raundit të radhës për Ligën e Europës. Pas “play-off”-it, që zhvilloi mbrëmë ndeshjet e kthimit dhe shpalli fituesit, sot janë zbuluar çiftet 1/8 finale të këtij kompeticioni. Barcelona mbeti jashtë, pas eliminimit të mbrëmshëm në “Old Trafford”, por garojnë ende skuadra me emër si Juventusi, Arsenal, Manchester United, Roma etj.
Përzierja e golave të shortit zbuloi këto përballje:
Shakhtar Donetsk-Feyenoord
Roma-Real Sociedad
Manchester United-Betis Sevilla
Sporting Lisbona-Arsenal
Bayer Leverkusen-Ferencvaros
Juventus-Freiburg
Sevilla-Fenerbahçe
Union Berlino-Union SG
Si funksiononte shorti
Shorti i 1/8 finale të Ligës së Evropës përftoi çifte ndërmjet skuadrave që fituan grupet përkatëse dhe “play-off”-in. Për këtë fazë kishte një kufi: skuadrat nga e njëjta federatë (vend) nuk mund të përballeshin me njëra-tjetrën. Ndaj është shmangur rreziku i një sfide mes Romës dhe Juventusit, pasi ato mund të përballen vetëm nga çerekfinalet e tutje.
Dy skuadrat italiane në fjalë janë ende në garë për trofeun: Roma e José Mourinhos dhe Juventusi i Allegrit. Ndeshjet e para të këtij raundi janë planifikuar për më 9 mars, ndërsa ato të kthimit më 16 mars.
Finalja do të luhet në Budapest – “Puskás Arena” në Budapest (stadiumi me kapacitet mbi 65.000 tifozë) do të presë finalen e “Europa League”, të planifikuar më 31 maj. Fituesi i kompeticionit do të ketë të sigurt një vend në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve 2023-2024, nëse nuk kualifikohet përmes një gare vendase, dhe do të vendoset në shortin përkatës.
“Europa League”, dominon Sevilla – Nga 16 skuadrat në garë për këtë titull, 6 prej tyre e kanë ngritur trofeun, duke marrë parasysh edhe Kupën e vjetër UEFA. Dominon Sevilla me 6 trofe të fituar në Ligën e Europës, herën e fundit në vitin 2020. Juventusi vijon me 3 trofe dhe Feyenoord 2 trofe. Nga një herë e kanë fituar Ligën e Europës edhe për Bayer Leverkusen, Manchester United e Shakhtar Donetsk.
“Europa League”, mallkimi i Italisë – Asnjë ekip italian nuk e ka fituar ndonjëherë kompeticionin në fjalë, që kur quhet “Europa League”. I vetmi që iu afrua ishte Interi në vitin 2020, i mundur në finale nga Sevilla. Suksesi i fundit i një skuadre italiane në këtë turne daton në vitin 1999, kur Parma e drejtuar nga Alberto Malesani fitoi finalen kundër Marseille 3-0 në Moskë.