Fronti për Shpëtimin Kombëtar që nuk përfaqësohet nga askish ka thërritur protestë ditën e nesërme më 4 Gusht ora 19:00. Këtë lajm e bëri të ditur mbrëmjen e djeshme zyra për shtyp e PD-së, ku theksohej se protesta do të zhvillohet para Ministrisë së Brendshme dhe do të kërkohet dorëheqja e ministrave Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro.
Lidhur me këtë, ka reaguar edhe hiena e fëmijëve të Gërdecit Sali Berisha, i cili përmes një postimi në Facebook ka lajmëruar protestën duke theksuar se mbahet për vogëlushen Jonada që humbi jetën dje pasi u godit nga skafi në breg të detiti në Potam të Himarës nën moton: Nuk e vrau varka por e vrau shteti!
“Nesër me datë 4 Gusht në orën 19:00 protestë qytetare për vogëlushen Jonada me moton: Nuk e vrau varka por e vrau shteti! Mbështetje të plotë protestës qytetare”, ka shkruar Sali Berisha në Facebook.
Foto e tre prej fëmijve që humbën jetën në Gërdec
Kjo protestë thirret nga turma pa drejtim që duan të bëjnë politik me jetën e një engjëlli duke përdorur si shkak ngjarjen e rëndë që ndodhi në Potam të Himarës. /Ekskluzive.al