Ajo që po ndodh në korridoret e një kryeqyteti ndërluftues dhe sidomos kur bëhet fjalë për emërimet dhe ndryshimet në krye të sigurisë lidhet në mënyrë të pashmangshme me evoluimin e konfliktit në të cilin është përfshirë qeveria. Vendimet e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të larguar nga detyra shefin e shërbimit të sigurisë, Ivan Bakanov dhe prokuroren e përgjithshme Iryna Venediktova , që gjithashtu duhet të mblidhte prova për krimet e luftës të kryera nga forcat ruse në faza të ndryshme të pushtimit ka ndezur situatën.
Një zgjedhje që sigurisht nuk ka kaluar pa u vënë re, pasi nëse është e vërtetë që prej disa kohësh flitet për një goditje të përgjithshme ndaj disa zyrtarëve të shtetit të akuzuar pak a shumë për kolaboracionizëm, një lëvizje kaq e vendosur tregon në mënyrë të pashmangshme një problem brenda forcave të Kievit.
Ushtria ukrainase dhe departamentet e inteligjencës padyshim kanë treguar qëndrueshmëri përballë një pushtimi në shkallë të gjerë dhe me një forcë, atë ruse, dukshëm superiore për nga numri dhe mjetet. Por tani, prej disa kohësh, përshtypja është se diçka po ndryshon brenda mbrojtjes dhe inteligjencës ukrainase. Një frikë që ka reperkusione në dy emra që nuk janë aspak dytësorë në menaxhimin e konfliktit edhe nga pikëpamja politike.
Sa i përket prokuro- “Ata do të pinë vetëm helm”, fraza tronditëse e Kinës për Shtetet e Bashkuara Hijet mbi Kiev, çfarë fshihet pas spastrimeve të reja të Zelenskyt SHBA dhe Kina në prag të luftës, vjen paralajmërimi i bujshëm i Pekinit, ja plani i amerikanëve që mund të shkaktojë një konflikt të armatosur botë www.sot.com.al res Venediktova, shumë pyesin nëse largimi u diktua nga dyshimet për kolaboracionizëm apo nga paaftësia për të arritur rezultatet që shpresonte Kievi në ndjekjen e ushtarëve armik të akuzuar për krime lufte.
Në këtë post është vendosur zëvendësprokurori i përgjithshëm Oleksiy Symonenko, i cili duket se përjashton dyshimin për një rrjet më të madh tradhtarësh. Akoma më komplekse është çështja Bakanov, i cilësuar si besnik i Zelenskit. Zelensky, siç raportohet nga agjencia ukrainase UNIAN, foli për “tradhti të dyshuar”, për “veprime kriminale të dokumentuara”, për “grup kriminal që punonte në interes të Federatës Ruse”.
JU REKOMANDOJMË