• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Hipokrizia e Jorida Tabakut: U qan hallin shqiptarëve të varfër me vathët luksoz 2.3 mijë euro në vesh

April 9, 2026
in Aktualitet, Debat, Kryesore

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, doli sot sërish në podiumin e Kuvendit për të denoncuar “varfërimin e shqiptarëve” nga qeveria, duke e lidhur këtë me ligjin për portet turistike – një ligj që sipas saj është “me porosi” dhe në shërbim të interesave të veçanta.

Deri këtu, asgjë e re. Akuza të tilla pa prova janë bërë shpesh nga opozita e Sali Berishës. Por ajo që bie më shumë në sy nuk është përmbajtja e fjalimit, por kontrasti mes fjalëve dhe stilit të jetesës së vetë zonjës Tabaku.

Teksa fliste për varfërinë e qytetarëve, në veshët e saj shkëlqenin një palë vathë që kushtojnë së paku 2.3 mijë euro.

Dhe shfaqja e kësaj hipokrizie nuk ndodhi për herë të parë. Më herët Tabaku është shfaqur edhe me aksesorë të tjerë luksi, si një byzylyk me vlerë rreth 5 mijë euro. Mesa duket, varfëria është një problem serioz për deputeten e PD…

Ironia bëhet edhe më e fortë kur zonja Tabaku flet për korrupsion. Ndërkohë, në sfond, emra të afërt familjarë lidhen me institucione shtetërore që prej kohësh janë përfolur për tendera të dyshimtë. Edhe nëse nuk ka prova të drejtpërdrejta, perceptimi publik është ai që rëndon më shumë. Sidomos kur vjen nga dikush që pretendon standarde të larta morale.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, rezulton se pranë një prej komplekseve më të diskutuar për luks dhe afera, në Hamallaj, gjendet edhe një vilë e lidhur me familjen e saj. E deklaruar për rreth 195 mijë euro, një çmim që sipas burimeve mezi mbulon mobilimin, jo më vlerën reale të një prone të tillë.

Qershia mbi tortë pastaj dihet. Akuzat brenda vetë PD ndaj Tabakut. Sidomos ajo e Adriana Kalasë dhe jo vetëm se Jorida Tabaku ka blerë vota në zgjedhjet e fundit përmes ndihmës së oligarkëve…

Në fund të ditës, problemi nuk është që politikanët të mos kenë pasuri apo të mos jetojnë mirë. Problemi lind kur ata predikojnë varfërinë nga një realitet që duket krejtësisht i shkëputur prej saj.

Sepse kur fjalimet për hallet e qytetarëve shoqërohen me luks të dukshëm, mesazhi humbet… dhe ironia bëhet e pashmangshme. Fundja kush e ndalon Joridën t’i shesë vathët që kushtojnë sa 20 pensione dhe t’ia shpërndajë paratë të varfërve?!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved