Nga dita e sotme në lulishten e godinës së Kuvendit të Shqipërisë do të qëndrojë busti i ish-kryetarit të Parlamentit, Pjetër Arbnori.
Në ceremoninë e përurimit merrnin pjesë Presidenti i vendit, Ilir Meta, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, deputetë dhe familjarë.
Vendosja e bustit u miratua në mbledhjen e 26 prillit të Këshillit Bashkiak të Tiranës ku kryebashkiaku
Por ky propozim nuk u votua nga anëtarët demokratë të Këshillit Bashkiak, të cilët braktisën mbledhjen. Vendimi u mor vetëm me votat e këshilltarëve të majtë.Erion Veliaj kishte propozuar vendosjen e bustit të Pjetër Arbnorit me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë, në mjediset e lulishtes para sallës ku zhvillohen seancat plenare.
Edhe pse sot në ceremoni morën pjesë Basha dhe Berisha, veprimi i demokratëve në Këshillin Bashkiak do të mbetet në memorie si një akt turpi për atë parti duke mos respektuar figurën e një prej njerëzve më të rëndësishëm të saj.
Kulmi arriti kur këtë vendim demokratët e dërguan edhe në gjykatë për ta rrëzuar.
Arbnori ka qenë bashkëthemelues i degës së Partisë Demokratike në Shkodër.
Prej vitit 1991 deri më 2001 ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë, dhe prej vitit 1992 deri më vitin 1997 ishte Kryetar i Kuvendit.