Politika shqiptare është përfshirë në histerizmin e publikimin e fotove dhe videove të politikanëve në shoqërinë e personave me precedentë penalë. Çdo ditë ish kryeministri Sali Berisha i mbështetur nga “qytetari dixhital” fut në rreth eksponentë të ndryshëm. Edhe kampi kundërshatar i përgjigjet në të njëjtën mënyrë.
Akuza: Taulant Bego/Jaris me bosin e kokaines Maksim Beço te arrestuar nga policia per trafik kokaine ne vitin 2015! Sb
Kundërakuza: O Sali zgjidhe vet me këtë mbështetësin tënd, lëri montazhet se mirë Luli u dogj me babalet. Po aman mos u digj edhe ti sepse ti ke punë me Drejtesinë, nuk do ta hedhësh lehtë: hajt se burri i vjetër.
Akuza: Pjerini vdes per trafikantet
Ata kane para shume!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje dr Bashkngjitur po ju informoj mbi kriminalitetin qe ndodh ne Fushe Arrez Puke, ne foto ne krahun e majte te Z.Pjerin Ndreu Albert Tuci vellai i kryetarit te bashkise Z. Fran Tuci. I denuar per trafikant, dhe vazhdon i qete punen pasi siq shifet ne foto ka mbrojtjen e vellait dhe te deputetit Nderu. Gjithashtu cdo emrim ne pune behet me urdherin e tij. Ju lutem anonim..”
Kundërakuza: Doktor hajde bejme Veting per darkat por kam frike se do habitet edhe Prishtina jo vetem Tropoja me darkat e tua, se Beogradi ti dhe une e dime qe nuk habitemi se ka edhe bisedat qe ke bere me ato, jo vetem fotografi! Hiq dore nga perndjekjet e njerezve me dreka e darka se ato jane pa protokoll, nuk kane kriter deshmine e penalitetit! Meqe je edhe malsor por qe ke harru rregullat elementare te tavolines, ne shpi te tjetrit nuk i vendos rregullat e as nuk zgjedh te ftuarit ti!
Një situatë e frikshme, por që mbetet në kuadrin e denoncimit virtual. Që të dyja kampet njohin eksponentë të lidhur me krimin dhe luften për dominimin nuk vë askush në diskutim. Por pse këto “karta” po luhen tani sigurisht e kanë një shpjegim?!
Me rrezikun ka filluar edhe procesi “i vetëngrënies ” brenda llojit. Politikanët e njollosur kanë qënë dhe për ca kohë do të jenë rreziku i shqiptarëve derisa t’ju jepet lamtumira përgjithmonë.