Këtë herë ishin shokët e klasës ata që e kishin ftuar Gersin, për t’i treguar se sa shumë e donin. “Gersi, ti je shoku im i ngushtë. Sa herë që ti tëkeshnëvojëpërmua, unë do të dal zot, do të jem aty për ty”, – ishin fjalët e djaloshit 9-vjeçar, që ndan bankën me Gersin.
Gjithashtu i ftuari special ishte edhe futbollisti shqiptar Lorik Cana i cili i dhuroi Gersit dhe femijeve bluza te kombetares dhe bileta per ndeshjen e ardhshme.
Puntata e parë e “Dua të të bëj të lumtur 2”, i dha përgjigje pyetjes që bëjnë të gjithë: A është shëruar Gersi i vogël? Nëse jo, kur do të shërohet ai? Pas surprizave të bukura për Gersin nga shokët e tij dhe nga futbollisti Lorik Cana, në studion e Arbana Osmanit u shfaqën mjekët që kanë ndjekur në vazhdimësi operacionet e Gersit.
Njëri nga mjekët tregoi se – “si pasojë e aksidentit janë dëmtuar disa nerva dhe disa muskuj. Ne po përpiqemi që të ketë një rritje paralele të nofullës, pasi Gersi është një fëmijë dhe ai rritet çdo ditë. Kemi bërë disa ndërhyrje duke bërë të mundur, që Gersi të mund të përtypet, të flasë më me lehtësi, por akoma nuk kemi arritur në një rezultat final. Ai do t’i nënshtrohet edhe disa ndërhyrjeve të tjera, por duhet gjetur koha e duhur kur të bëhet kjo gjë. Dhe momenti më i mirë është në një moshë më madhore, rreth moshës 16-vjeçare, pasi ngadalësohet procesi i rritjes dhe operacioni do të ketë sukses. Deri tani kemi rregulluar funksionin e organeve, por do ta kemi nën mbikëqyrje të vazhdueshme”./ Top Channel