Tami Oldham Ashcraft është një vajzë 24-vjeçare, e cila për fatin e keq dhe të mirë njëkohësisht, përjetoi disa skena të njëjta me ato të ngjarjes së rëndë të mbytjes së Titanikut.
Gjithsesi aventura e tyre nuk shkoi ashtu si e kishin menduar, pasi një stuhi e fuqishme me erëra të forta dhe dallgë që arrinin 15 metra lartësi, bëri që udhëtimi i tyre të shndërrohej në një aventurë të rrezikshme.
I fejuari i Tamit, Richard Sharp bëri përpjekje të shumta deri në vetë flijim, për të shpëtuar të dashurën e tij, që gjithashtu rrezikoi jetën më pas, kur mbeti e vetme.
Asaj iu desh të mbijetonte për 41 ditë me stuhitë dhe dallgët e larta, derisa një ekip shpëtimi pikasi yahtin dhe e nxorri në breg.
“Isha shumë pranë vdekjes, por gjeja forcë për të mbijetuar, pasi gjithmonë më fliste zëri i të fejuarit tim dhe më thoshte: Unë u sakrifikova për ty, ndaj ti duhet të mbijetosh”, tregoi 23-vjeçaria.
Një kompani kinematografike ka akorduar një buxhet stratosferik për të bërë film këtë histori reale, të përjetuar nga Tami dhe i fejuari i saj, që për fat të keq nuk ia doli të mbijetojë.