“Klajdi Musabelliu kishte mbaruar për komunikimi mediatik, për shkenca komunikimi, fatkeqësia tjetër e tij ishte se ishte se si skraparli ishte me LSI dhe Kryeministri e shkarkoi se nuk kishte të njëjtën bindje politike si Rama.
Këto gjëra kanë ndodhur në kohën e diktaturës, por kjo diktaturë e krimit është më e keqe se ajo që kemi kaluar, se po shpërbëhet vendi, është kthyer vend i trafikimit të drogës,”, deklaronte dikur Monika Kryemadhi kur Edi Rama u mor me këngëtarin pa e ditur se çfarë arrsimi kishte.
Kreu i qeverisë Rama duke sulmuar LSI-në në atë kohë nga Asambleja e PS-së tha se në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore që drejtohej nga Besian Pesha kanë gjetur edhe këngëtar të punësuar.
Ja i’u përgjigj Klajdi Ramës pas largimit të tij nga puna pa drejtësisht:
“Unë këngëtar, gazetar, dhe aktor dublant jam i nderuar o koleg piktor. Por më mirë këngëtar dhe me dinjitet, se sa të lëpij mendere në këtë kohë bandash, droge, dhe neokomunizmi që po instalon ti. V.F.L.P i nderuar ”!