• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, October 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Historia e ngrirë në mesazhin e një fotografie

October 12, 2025
in Blog

Nga Ruben Avxhiu*

Kur shoh këtë fotografi nga arkivi i veprimtarit të njohur të komunitetit tonë Dr. Hasan Ademaj, më kujtohet një ligj i pashkruar i historisë njerëzore. Po mundohem ta formuloj këtu:

“Liria vjen vetëm atëhere kur çdo individ i një shoqërie, pavarësisht nga mosha dhe gjinia është gati të luftojë për të”.

Kur në mesin e korrikut 1998, kur Vezir Ademaj, luftëtar i njohur i UÇK-së u ofroi disa vullnetarëve të UÇK-së dhe të rinjve të fshatit e të zonës, stërvitje e përgatitje ushtarake, kushdo që mundej u paraqit.

Ishte koha kur luftëtarët kishin çliruar hapësira të mëdha të vendit, por edhe kur një ofensivë madhore serbe po përgatitej për të vepruar.

Pas ditëve të lavdishme por edhe tragjike të Prekazit, ku ra heroikisht Adem Jashari dhe serbët masakruan familjen e tij, përfshi edhe fëmijët, ngurrimi i shqiptarëve për t’iu bashkuar UÇK-së mori fund. Papritur ushtria kishte më shumë vullnetarë sesa mund të përdorte e të armatoste.

Vetë Vezir Ademaj la jetën e tij të suksesshme në Zvicër, ku ishte shpallur kampion kombëtar i Zvicrës në sportin e kik-boksit në 1994 dhe një vit më vonë kampion në rang evrope, si dhe ku punonte si trajner profesionist, për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut. Në UÇK kishte nevojë për njerëz si ai, sepse të rinjtë që ishin të gatshëm për t’u bashkuar si vullnetarë duhej të përgatiteshin fizikisht e të mësonin disiplinën. Në mungesë të kuadrove ushtarakë, ata me përvojë trajnimi e edukimi fizik e sportiv ishin një ndihmë e madhe.

Në fshatin e tij në Sheremetaj, Veziri ndodhej në kuadrin e përgatitjes dhe përzgjedhjes së të rinjve të gatshëm për t’iu bashkuar luftës, në rajonin e Rekës së Keqe.

Ka edhe fotografi të tjera shihet qartë krenaria, gatishmëria, dhe përgjegjësia e të rinjve për të shërbyer e sakrifikuar gjithshka për lirinë. Por kjo fotografi që ruan Dr. Hasani, në New York, ku janë bashkuar edhe arsimtarë, të rinj e fëmijë më ka lënë mbresa të veçanta.

Nuk është thjesht një pozë, është një premtim. UÇK-ja nuk mund t’i përdorte shumë nga këta njerëz. Disa ishin tepër të rinj. Disa ende fëmijë. Nuk kishte struktura të mjaftueshme e kohë për t’i integruar. Historia u rrokullis shumë shpejt. Vetëm pak kohë më vonë, një ushtri e Serbisë e pajisur me armatimet më morderne ruso-sovietike dhe trashëgiminë e armatës jugosllave, superiore në numër e mjete e ripushtoi Kosovën.

Por ndërhyrja ishte kaq brutale dhe aq mizore e mospërfillëse ndaj popullsisë civile, sa SHBA dhe NATO ndërhynë për të detyruar një armëpushim deri në një zgjidhje politike, me vëzhgues të OSBE-së në terren. Pastaj erdhi Reçaku, erdhi Rambujeja, erdhi ndërhyrja e NATO-së dhe çlirimi.

Në 16 korrikun e vitit 1998, kur është marrë kjo seri fotografish, këto ndryshime të mëdha ishin shumë afër dhe shumë larg. Shumë afër se në më pak se një vit Kosova do të ishte e lirë. Shumë larg, se ditët më të këqia për Kosovën nuk kishin ardhur ende.

Por prania e atyre fëmijëve e vajzave në fotografi ishte premtimi se nëse ky brez që kishte ardhur nga diaspora e moshatarët e tyre në Kosovë që kishin rrëmbyer armët për liri nuk do t’ia dilnin mbanë, kauzën e tyre do ta vazhdonte një brez akoma më i ri. Shqiptarët e gati gjysmës së kombit kishin mbetur jashtë kufijve amëtarë, por të paktën në Kosovë, era e lirisë ndjehej në ajër dhe nuk do të kishte më kthim pas.

Kjo gatishmëri dhe ky premtim solli reagimin mizor të regjimit serb që në pamundësi për ta mposhtur dhe gjunjëzuar atë popullsi u përpoq ta masakronte e ta dëbonte masivisht.

Vetëm pak ditë më pas, Vezir Ademaj, që për aftësitë e shquara organizative e trajnuese, e për shpirtin nismëtar e guximtar ishte emëruar komandant i njësisë speciale “Komando” për rajonin e Rekës së Keqe, ra heroikisht në betejë me pushtuesin serb në 25 korrik 1998 në betejën e Junikut, në Kallavajë.

Sot, shkolla ku ka mësuar si fëmijë e ka dhënë mësim si i rritur, në oborrin e të cilës rreshtoi të rinjtë e gatshëm për të luftuar, mban emrin e tij dhe të një bashkëluftëtari të tij, Hysen Arifit. Për më tepër, Vezir Ademaj mban titullin e lartë “Hero i Kosovës” me dekret të Presidentit Hashim Thaçi, dhënë me motivacionin “Për Trimëri dhe Sakrificë për Lirinë e Kosovës.”

Dr. Hasan Ademaj, që është shquar në vite si kirurg e dentist i talentuar, e veprimtar i komunitetit, ia ka dedikuar jetën ruajtjes së kujtimit të atyre ngjarjeve, një detyrë e përgjegjësi jo vetëm e familjarëve por e gjithë shoqërisë në Kosovë dhe kombit shqiptar.

Mes fotografive, faksimileve, kopjeve të artikujve e shumë dokumenteve e relikeve të kohës, ndjehet pulsi i historisë dhe mësimet potencialeve të atyre viteve të errëta.

Shqiptarët fatkeqësisht janë shpesh tepër kavalierë me historinë e tyre të afërt dhe të largët. Traumat mbeten me të mbijetuarit, por brezat e rinj nxitojnë drejt të ardhmes duke mos ditur se sa afër kanë qenë një jete krejt të ndryshme nga ajo që njohin. Nganjëherë shumë kujtime zgjohen nga një fotografi e vetme, kur sheh fëmijë me armë në duar, e bëhesh i ndërgjegjshëm se sa me fat ishte Kosova që mundi dhe sakfrifica nuk shkuan dëm e që gjithshka u zgjidh pa gdhirë shekulli i ri e cinik në të cilin jetojmë.

*Autori është kryeredaktor i gazetës shqiptaro-amerikane, “Illyria” në New York

Next Post

Muli kërkon video ku Edi Rama mërzitet kur bën gol Shqipëria

Turi në Ballkanin Perëndimor: Kryeministri Rama pret nesër në Tiranë Presidenten e Komisionit Europian

Trump merr vaksinat kundër Covid dhe gripit, mjekët: Mosha kardiake e presidentit, 14 vite më e re

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved