Që pas nisjes së luftës nga Rusia në Ukrainë janë dëgjuar histori të dhimshmë ndarjeje dhe vdekjesh por rasti i fundit ti cili është publikuar së fundmi duket i pazakontë. Një komandant ukrainas ka bërë të ditur që po lufton kundër babait të tij i cili është shofer tanku për ushtrinë ruse.
Komandanti i IFV ukrainase “Bradley” Oleksandr ka pohuar se po lufton kundër babait të tij.
“Unë po luftoj kundër babait tim. Ai është shofer i tankut në ushtrinë ruse”, tha 19-vjeçari.
Ndryshe, Rusia ka nisur luftën me Ukrainën më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.
https://twitter.com/i/status/1755166067096277365