Modelja shqiptare Angela Martini ka rrëfyer si kurrë më parë, pa doreza një historii të trishtë nga jeta e saj.
Teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Opinion’, Angela rrëfeu marrëdhënien aspak të mirë me njerkën.
E pyetur nga moderatori Blendi Fevziu, si ishte marrëdhënia e saj në shtëpinë e babait, Angela tha:
‘Marrëdhënia ishte si historia e Borëbardhës. Ajo nuk më donte mu, isha vetëm 10 vjeç në atë kohë.
‘Pse e mendoje kështu, nuk kishe ngrohtësi?’ e pyeti Blendi.
Nuk e shihja këtë vetëm tek ngrohtësia, por edhe mashtrimet dhe shpikjet’, tha Angela, ndërsa shtoi se ia kishte thënë edhe të atit, por ai nuk e besonte dhe iu desh ta mbante të fshehtë.
‘E kam mbajtur sekret, derisa u bëra 18 vjeçe dhe ia tregova nënës. Gjithçka e mbaja brenda vetes’, tha ajo, ndërsa tregoi se shpërngulja nga Shkodra në Zvicër ishte shumë e vështirë për të.
‘Nuk kisha dashurinë që isha mësuar. Nuk shkova në shkollë për nëntë muaj. Gjermanishten e mësova në shtëpi, me fjalor. Qëndrova nëntë muaj e mbyllur në shtëpi. Nuk flisja me mamin’, tha Angela, teksa rrëfeu se njerka nuk e ka lejuar ta takojë të ëmën për plot 10 vite.
Por e ëma i përdori të gjitha opsionet, çdogjë që kishte në dorë dhe u bashkua me Angelën. Sot e ëma jeton e lumtur, nga diçka që nisi si sakrificë dhe përfundoi në një histori të pastër dashurie.
“Mami kishte një nxënëse, e cila kishte një vëlla që jetonte në Zvicër. Ai i tha që do të përpiqej ta ndihmonte. Njihte dikë që ishte zvicerian, të cilit i propozuan t’i gjenin një grua në Shqipëri. Ai nuk pranonte sepse s’e besonte dot që një grua të martohej me një burrë që nuk e ka parë kurrë. Ata i thanë të vërtetën e nënës sime, pse ajo donte të shkonte në Zvicër.
‘Do ta ndihmoj një nënë të bashkohet me vajzën,’ tha ai. Pasi mori letrat, i thanë në ambasadë që njerka ime e kishte bllokuar kalimin e saj në Zvicër. Arnoldi, zotëria zvicerian u shpreh se ajo ishte e fejuara e tij. Kështu erdhi në Zvicër. Më pas, u dashuruan dhe sot janë bashkë, përfundoi Martini.