Gjatë kohës së pasigurisë në Kosovë, Besnik Elshani, atëkohë minoren, emigroi sëbashku me familjen drejt Gjermanisë. Në qytetin Minden ata gjetën vendlindjen e re, shkruan tag24.de, media e cila i ka kushtuar dy artikuj bëmave dhe historive të shqiptarit.
Pas një procesi të mundimshëm, vërtet Besniku mund të ecte normalisht dhe për këtë nuk falenderon vetëm mjekun e tij, por edhe Gjermaninë.
Desha t’ia shpërblej Gjermanisë, tre akte heroike
Në artikullin e dytë, Elshani sqaron tre akte heroike për median e njohur gjermane. E para ka të bëjë me historinë e kapjes së dy grabitësve. “Desha t’ia shpërblej me diçka Gjermanisë, për gjithçka që kishte bërë ajo për mua,” vijon rrëfimin shqiptari i Kosovës. “Në vitin 1995 ose ‘96 isha në disko. Kur shkoja për në shtëpi, pranë fqinjit tim binte alarmi. Dola nga automobili dhe pash dy hajdutë,” transmeton albinfo.ch. “Unë bërtita: ‘Policia, ndaloni ose ju qëllova!’ Atëkohë kisha një pistoletë lojrash në veturë. E mbajta atë në dorë dhe njëri nga hajdutët u shtri menjëherë në tokë.” Në këtë mënyrë, ai mundësoi arrestimin e dy hajdutëve përmes policisë, ndërsa fqinji i tij e përshëndeti dhe i dhuroi tre peshqi për dhuratë.
Historia e guximit nuk përfundon këtu. Njëherë ai shpëtoi mixhën, gruan e tij dhe tre fëmijët nga asfiksia e zjarrit. “Kur unë arrita në shtëpi, ata ishin shtrirë pa ndjenja. I patrembur, Besniku shpëtoi familjen pesë anëtarëshe nga zjarri. “Shpesh kam sakrifikuar jetën për të tjerët, edhepse shumë të tjerë këtë e shohin si budallaki.”
Rasti i tretë është kur i ka shpëtuar për pak vdekjes, pasi mbrojti nga sulmi i një grupi djemve një vajzë 15 vjeçare. “Desha ta ruaj atë nga përdhunimi. Në tentativë e sipër, mora një goditje me thikë në bark. Humba shumë gjak dhe miqtë më dërguan në spital.”
Ndërkohë 46 vjeçari jeton në vendlindjen e tij të vjetër. Deri sot ai nuk i kishte sqaruar bëmat e tij. Në vend të kësaj, ai vendosi ti sqarojë historitë e tij, sepse për këtë ndjen falenderim ndaj Gjermanisë. Vendi që e strehoi sëbashku me familjen e tij në fund të viteve 80-të.
Histori rrëqethëse personale
“Tag24” në artikullin e 9 majit, tregon peripecinë që ka kaluar 46 vjeçari me familjen e tij. Momentalisht, ai punon në një firmë ndërtimi në Kosovë dhe është baba i pesë fëmijëve. Për rikthimin e tij në Kosovë ai shprehet: „Ishte një periudhë shumë e vështirë për mua. Akoma mbretëronte lufta, shumica e njerëzve vdiqën apo u kidnapuan. Shtëpitë u dogjën. Vëllai im më i moshuar vdiq në krahërorin tim, pasi vuante nga kanceri. Për tre muaj me radhë unë qëndrova së bashku me të në spital. Pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe dy fëmijë“.
Besniku me gjithë dëshirë e kujton kohën e kaluar në Gjermani. Atëbotë, ai atje e njohu një „vajzë të bukur“ në të cilën u dashurua dhe e cila mbeti shtatzanë. „Pas disa problemeve, disi e humbën kontaktin“.
Vajza e bukur që kishte mbetur shtatzanë, Sabina, e lindi një vajzë së cilës i kishte treguar për babain e saj biologjik. „Në atë kohë isha në Kazakistan dhe punoja si roje në një kompani shqiptare. Vajza ime Laura ishte vënë në kërkim për të më gjetur. Ajo donte ta dijë se kush jam unë“. Përmes xhaxhait të tij, i cili ende jeton në Minden dhe ia kishte dhënë numrin e celularit, Laura e gjen Besnikun. „Kur për herë të parë më kontaktoi në Kazakistan, u rrëqetha! Që të dy vetëm qanim. Pas tetëmbëdhjetë vitesh, ne bisedojmë rregullisht përmes internetit. Me gjithë dëshirë do ta takoja një herë“, ka përfunduar bisedën Besniku. Me siguri histori e denjë për filma hollivudianë.