• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, December 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

HISTORIKE/ Humbje ‘të ëmbla’ për Dritën dhe Shkëndijën, dy klubet shqiptare kualifikohen në play-off-in e Conference League dhe mësojnë rivalët

December 19, 2025
in Sport

Conference League zhvilloi të enjten 18-të ndeshjet e fundit për fazën e ligës së këtij sezoni. Dy klubet shqiptare, Drita e Gjilanit dhe Shkëndija e Tetovës ia dolën të sigurojnë play-off-in duke u renditur mes 24 skuadrave më të mira pas gjashtë takimeve, paçka humbjeve respektive në ndeshjet e fundit.

Në Madrid, Rayo Vallecano me Ivan Balliun kapiten mposhti 3-0 Dritën. Kampionët e Kosovës nuk e patën të lehtë kundër ekipit të La Ligas, por ia dolën që në finale të pozicionohen në vendin e 20-të që do të thotë zona play-off. Vallecano u pozicionua e pesta duke kaluar në fazën e 1/8. Golat për spanjollët u shënuan nga Lejeune, Gumbau dhe Pacha.

Në Larnaca, qipriotët e AEK fituan 1-0 kundër Shkëndijës. Goli i Angielski u dha tri pikë me vlerë vendasve duke i dërguar në fazën e 1/8. Ndërkohë kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e mbylli në vendin e 22-të me shtatë pikë për zonën play-off.

Shorti dhe rivalët

Shorti i fazës eliminatore të Conference League për sezonin 2025-26 do të mbahet të premten, më 16 janar 2026.

Cilat skuadra janë në shortin e fazës eliminatore të Conference League?

Skuadrat e pozicionuara më mirë në renditje
AZ Alkmaar (NED), Celje (SLO), Crystal Palace (ENG), Fiorentina (ITA), Lausanne-Sport (SUI), Lech Poznań (POL), Rijeka (CRO), Samsunspor (TUR)

Skuadrat e vendosura më poshtë në renditje
Drita (KOS), Jagiellonia (POL), KuPS Kuopio (FIN), Noah (ARM), Omonoia (CYP), Shkëndija (MKD), Sigma Olomouc (CZE), Zrinjski (ΒΙΗ)

Përballjet

a. Klubet çiftëzohen bazuar në pozicionet e tyre në fund të fazës së ligës për të formuar katër çifte të renditura (klubet në pozicionet 9 dhe 10, 11 dhe 12, 13 dhe 14, dhe 15 dhe 16) dhe katër çifte të pa renditura (pozicionet 17 dhe 18, 19 dhe 20, 21 dhe 22, dhe 23 dhe 24).

b. Klubet në secilën çift të renditur shortohen në fazën eliminatore, kundër klubeve në secilën çift të pa renditur: klubet 9 ose 10 kundër klubeve 23 ose 24, klubet 11 ose 12 kundër klubeve 21 ose 22, klubet 13 ose 14 kundër klubeve 19 ose 20, dhe klubet 15 ose 16 kundër klubeve 17 ose 18.

Pra Shkëndija do përballet me Lech Poznan ose Samsunspor dhe nëse kalon në 1/8 do ketë përballë Shakhtar Donetsk ose Rayo Vallecanon.

Drita do përballet me një mes AZ Alkmaar dhe Cluj, teksa nëse kalon në 1/8 do ketë përballë një mes AEK Athinë ose Sparta e Pragës.

Next Post

Lufta në Ukrainë, BE-ja miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Kievin për 2 vitet e ardhshme! Anulohet përdorimi i aseteve të ngrira ruse

Rama për The Observer: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë, na jepni një vend në tryezë!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved