Në orën 19:00 do të zhvillohet derbi Tirana-Partizani në stadiumin Selman Stermasi.
nteresi për këtë ndeshje është shumë i madh. Këtë e tregon edhe fakti që biletat janë shitur të gjitha, diçka që nuk ka ndodhur më parë në një përballje mes këtyre ekipeve. Numri i biletave të shitura është 8000.
Lajmin për shitjen e të gjtha biletave e ka bërë publik klubi i Tiranës. Në një postim në facebook bardheblutë bëjnë me dije se të gjitha biletat janë shitur dhe se stadiumi do të hapet në orë 17:00 për tifozerinë në mënyrë që të shmangen rradhët e gjata.
Gjithashtu klubi i bën thirrje tifozerisë që të mos përdorin sendet e forta, shishet plastike, dhe mos të bëjnë xheste antisportive sepse është klubi ai që dëmtohet.
Ndeshja pritet të jetë emocionuese kjo edhe për faktin që Tirana dhe Partizani janë dy ekipet kryesore pretendentë për titullin kampion dhe diferenca mes tyre është vetëm 3 pikë.