Holanda ka hedhur një tjetër hap drejt kualifikimit në Botëror. Skuadra e Koeman fitoi lehtësisht në grupin G 4-0 kundër Finlandës, duke marrë fitoren e dytë radhazi me të njëjtin rezultat. Në Amsterdam ndeshja u zhbllokua që në minutën e 8 nga Memphis Depay, i cili më vonë do të realizonte edhe me penallti, ndërsa rrugën e rrjetës përballë Finlandës e gjeti edhe kapiteni Van Dijk, por edhe Cody Gapko.
Kjo fitore i mban tulipanët në kuotëën e 16 pikëve pas 6 ndeshjeve, 3 më shumë se Polonia e vendit të dytë.
Në gruypin L Kroacia thuajse siguroi vendin e parë, falë fitores 3-0 kundër Gjibraltarit. Pas golit të Fruk në pjesën e parë, një autogol në të dytën dhe rrjeta e Luka Sucic i dhanë ‘dalmatëve’ fitoren që i ngjitit në kuotën e 16 pikëve pas 6 ndeshjeve, 3 më shumë se Çekia e vendit të dytë që ka edhe një ndeshje më shumë.
Për Çekinë e diela rezultoi një mbrëmje makthi, pasi u mposht 2-1 nga Ishujt Faroe. Këta të fundit, për herë të parë në histori, kanë siguruar 3 fitore radhazi, duke përfshirë edhe ndeshjet e shtatorit. Një ecuri e jashtëzakonshme për një skuadër që renditet e 136 në botë, ndërsa tani ka shanse reale për t’u kualifikuar në ‘play-off’ të Botërorit.