Monika Kryemadhi ishte sot ne nje nderhyrje telefonike ne studion e “Opinion”, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama teksa eshte shprehur: “Të rrijë aty si qen të dëgjojë 20 orë se si ne ia përmendim nënën, gruan, vëllanë…”
Ndërhyn Fevziu: Pse me mamanë e Ramës do luftoni ju zonja Kryemadhi?
Kryemadhi: Po them familjarët e vet që janë përfshirë në biznes, s’po them mamanë, më falni e tërheq, po përderisa jemi njerëz publik…
Ndersa tha se “për djegien e mandateve, do i vijë koha edhe atij vendimi por deri në qershor sa të marrim një përgjigje përfundimtare nga Brukseli per anetaresimin, por ne si opozitë s’duam të jemi shkak. Se per mua Rama është një kriminel që ka uzurpuar institiucionet dhe sot duhet të ishte në burg i dënuar për shkelje të kushtetutës”.
Ne debat me gazetarin Lorenc Vangjeli
Kryemadhi: Pse kush na qenka Rama qe beka deklarata dashurore ne FB, hajde Luli, hajde Luli.
Vangjeli: Me mire dashuri hipokrike se sa urrejtje e sinqerte.
Kryemadhi: A vuake ne dashuri ti Vangjeli.