“O zot pse me denove kaq shume. Do me mungosh shume zemra Ime”. Ky është mesazhi që ka postuar në rrjetet sociale pas aksidentit tragjik Entela Lako, e cila humbi bashkëshortin në një aksident të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mitildit Lako udhëtonte si pasagjer në një furgon që është goditur nga pas nga një tjetër automjet mbrëmjen e 12 Gushtit në Baker City, në shtetin amerikan Oregon, raportoi “Argus Observer“.
36-vjeçari nga Pogradeci lë pas bashkëshorten dhe djalin 12 vjeç.