Një qytetar, i cili ka preferuar që të ruhet anonimati, në një intervistë për Fax News ka zbuluar detaje t.ronditëse për të afërmin e tij i cili ka ndërruar j.etë si pasojë e Covid-19.
Qytetari ka deklaruar se k.ufomës as nuk i bëhen shërbimet e duhura funerale, të cilat mbulohen nga shteti, duke shtuar edhe një detaj t.ronditës, që k.ufoma mbështillet me një plasmas të hollë.
Ai tha se ka hapur a.rkivolin pasi donte të shikonte nëse ishte i afërmi i tij, dhe tha se e kishin mbështjellë vetëm me një qesë plasmasi. Po ashtu ai deklaroi se edhe v.arri nuk ka pllaka anësore dhe ka rrëshqitur tërësisht.
“Janë shumë veta që ua ka v.arrosur shteti të sëmurët me Covid-19. Kur erdha dje për të shikuar të afërmin tim, vura re që v.arri ishte zhytur plotësisht. Kishte mbetur vetëm pak dhe sipër a.rkivolit.
Shqetësimi im ishte ç’është kjo lemeri. Edhe qentë mund të zh.varrosin k.ufomat. Ç’është kjo papërgjegjshmëri.
Këto persona që v.arrosen nuk përbëjnë më rrezik për asnjë. E vetmja sëmundje që është ngjitëse është antraksi. Këto v.diqën me Covid-19. V.diqën në spital pa asnjë të afërm.
U njoftuam në mëngjes, na thanë që nuk keni mundësi ta merrni trupin dhe ti bëni nderimet në shtëpi, por do të v.arroset direkt.
Shkuam në morg dhe u përpoqëm që ta shihnim, nuk na lejuan. Deshëm të dërgonim dikë që të paktën ta lante dhe të përgatiste k.ufomën për jetën e përtejme, nuk na lejuan.
Unë nuk prita më kam hap akrivolin me e pa a është a nuk është personi im i dashur, se nuk më besohej. Dhe kur e kam hapur e kam vënë re që ishte mbështjellë me një plasmas, antihigjienik sa i përket Covid-19.
Plasamasi nuk e lejon trupin të dekompozohet. Nëse kanë pasur për qëllim dekompozimin duke i v.arros pa pllaka, ato kanë dështim. Janë mbështjell vetëm më një plasmas.
Nuk i bëjnë as shërbimet më minimale trupit. Në shumicën e rasteve çertefikatat e personave që v.desin, të personave me Covid-19, nuk i shënojnë arsyet se pse v.diq, po e shkruajnë v.diq nga zemra.”- tha qytetari.
Po ashtu ai tha se nuk e ka prek njeri me dorë a.rkivolin deri në momentin që e futëm brenda në v.arr, ndërkohë që shtoi se atij nuk i kanë bërë asnjë tampon, megjithëse familjari i v.diq nga Covid-19.
“Morëm pjesë në v.arrim vetëm familjarët e ngushtë, dhe nuk e ka prek njeri me dorë a.rkivoklin deri në momentin që e futëm brenda në v.arr. Nuk na kanë bërë asnjë tampon, ne si familjarë, në atë kohë nuk kishte as privat”, tha qytetari.