Sali Berisha ka përdorur çështjen “Babale” për të intimiduar gjyqtarët që kanë në dorë fatin e Partisë Demokratike.
Në sulmin e sotëm ndaj drejtësisë, nga selia e PD-së ish kryeministri ka shigjetuar ndër të tjera edhe gjyqtaren Blerina Muça.
Kjo e fundit edhe pse nuk ka asnjë lidhje me çështjen që po shqyrtohet ndaj grupit “Babale”, është gjetur pre e sulmeve të Berishës për shkak se pranoi ankimin e PD-së, përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, duke legjitimuar atë si ankues dhe duke pranuar të drejtën e ankimit,
“Gjykatësja Petra Sadushi, e lidhur me klanin Xhafaj dhe ka hedh shortin për datën e gjyqit. Ajo ka marrë përsipër të çoj më tej veprën kriminale të mafies shqiptare. Të ndiqen penalisht gjyqtarët Artan Gjermeni, Petra Sadushi dhe Blerina Muça që në verbëri zbatuan urdhrat politike. Çështje Salianji PD do ta bëjë një çështje ndërkombëtare dhe nuk do të pranojë kurrë që në Shqipëri të rikthehen gjyqet politike”, thotë Berisha për trupën gjyqësore të përzgjedhur me shortë elektronik më 19. 2. 2020 sipas rregullores ku
Edhe pse Muça s’ka lidhje me këtë proces por me atë të PD, duke shfrytëzuar “Babalen”, Berisha ka gjetur rastin që të sulmojë drejtësinë e konkretisht Gjykatën e Apelit për qëllimet e veta personale me shpresën se do mund të intimidojë trupën gjykuese. /TemA