Evi Kokalari, e cila në “Foltoret” që ka mbajtur ish-kryeministri Sali Berisha, është parë në krah të tij, po largohet nga Shqipëria. Me anë të një postimi, Kokalari bën me dije se po largohet nga Shqipëria, ku ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe mbrojtur publikisht.
Ajo shkruan se së shpejti do të publikohet një intervistë në “Vizion Plus”, që flet për “l*uftën” që bëhet për një të djathtë të fortë.
“Nuk mund të iki nga Shqipëria pa falenderuar të gjithë ata që më kanë mbështetur, mbrojtur publikisht dhe atyre që nuk humbën për asnjë moment besimin tek unë.
Kjo intervistë me Steve Bannon, që do transmetohet së shpejti në VIZION PLUS, ju dedikohet pikërisht juve dhe l*uftës që vazhdoni të bëni për të ndërtuar një të djathtë të fortë dhe një opozitë konservatore në Shqipëri.