Menaxheri i Elseid Hysajt, Mario Giufredi, është gjithmonë në qendër të vëmendjes me deklaratat e tij. Ai e pranon se shqiptari nuk është në sezonin e tij më të mirë, por kjo për shkak të problemeve që ka hasur dhe mësimit me Sarrin.
Për Radio CRC, Giufredi është shprehur: “Pajtohem se nuk është vitit i tij më i mirë, por duhet të bëjmë një reflektim: Hysaj që kur luan futboll si profesionist ka luajtur gjithmonë me Sarrin.
Pas 5-6 vitesh që luan me Sarrin, zakonet në nivel taktik janë gjithmonë të njëjtat. Tani ai është i vetmi lojtar te Napoli që duhet të përshtatet me lojën e Ançelotit. Tani po përjeton një jetë të re futbollistike. Jam i sigurt që nga janari ai do të bëjë performanca të mirë sërish”.
“Hysaj po ndiqet nga Çelsi dhe klube të tjera? Nëse shikoni se po luan Malkuit dhe dëgjoni se Napoli po kërkon lojtarë të tjerë, mesa duket do të thotë se ka edhe kërkesa. Kush thotë të kundërtën është informuar keq”.