39 persona, mes të cilëve edhe dy shqiptarë, humbën jetën si pasojë e ngjarjes tragjike të ndodhur në Xhenova të Italisë.
Edi Brokina dhe Marjus Djerri humbën jetën teksa ishin duke udhëtuar në urë së bashku kur ajo u shemb.
Mesazhe të ndryshme prekëse dhe ngushëlluese vijojnë të shpërndahen nga familjarët e dy të ndjerëve.
Valdete Djerri, nëna e Marjusit, ka publikuar në “Facebook”-un e saj një foto prekëse me të birin. Ajo shfaqet pranë të birit duke e puthur.
Fotoja ka marrë reagime të shumta, ku komentuesit e ngushëllojnë Valdeten për ngjarjen e rendë.