Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me kontrollin Tatimor në bizneset e Agron Dukës, në kohën kur i vëllai, Armand Duka është përfshirë në debatin për kreun e FSHF.
“Në fakt administrata funksionon në bazë të ligjeve dhe procedurave tatimore. Rasti në fjalë ka qenë rastësi në këtë moment, vjen pas një sërë denoncimesh”, u shpreh Ibrahimaj.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar Presidenti Meta.
“Domosdoshmëria e çan rrugën përmes rastësisë kemi mësuar dikur në shkollë. Qenka e vërtetë. Apo jo? Ja një provë se si rastësia i ka çarë rrugën domosdoshmërisë. Ha Ha Ha”, shkruan Meta.