Një vajzë 25-vjeçare ka kërkuar ndihmën e psikologes në Britani pasi e bërë me vjehrrin gjatë kohës që i dashuri ishte thirrur në ushtri jashtë vendit.
Historia është botuar sot në “The Sun” bashkë me këshillat që i ka dhënë Deidre Sanders, e njohur për dhënien e këtyre këshillave.
Letra
Unë kam bërë me babain e të dashurit tim si e çmendur.
Unë jam 25 vjeç dhe i dashuri im është 27. Ne kemi qenë së bashku për tre vjet dhe marrëdhënia jonë është fantastike.
I dashuri im është në ushtri dhe ai shkoi jashtë vendit për disa muaj.
Baba i tij vinte çdo ditë te kompania ime me një filxhan çaji.
Ne kalonim shumë kohë së bashku. Në fillim ishte diçka e çuditshme për shkak të diferencës së madhe të moshës, por sa më shumë kohë shpenzoja, aq më shumë u ndjeva e tërhequr pas tij.
Një natë ai solli disa shishe me verë dhe ne flirtuam. Unë shkova në tualet dhe ai më ndoqi pas. Kur dola prej andej më rrëmbeu dhe më puthi. Unë ndihem fajtore për të dashurin tim, por ajo që përjetova me babain e tij ishte i mahnitshëm.
Që prej atëherë, ne e kemi vazhduar këtë marrëdhënie.
I dashuri im u kthye për Krishtlindje, për disa javë. Unë jam e lumtur që e pashë atë, por duhet të luftoj me veten për të vërtetën. Pas Krishtlindjeve ai do të ikë sërish jashtë dhe unë do të kem sërish marrëdhënie me babain e tij.
Unë nuk dua të ndahem nga i dashuri im. Dua të ndal së gënjyeri, por në këtë moment nuk e ndihmoj dot veten.
Përgjigjja e psikologes:
Nëse ju do ta lini, kjo do të përfundojë në katastrofë. Dikush do tu zbulojë dhe i dashuri juaj nuk do t’ua falë kurrë këtë. Kjo do të prishë edhe marrëdhënien e tij me babain dhe unë jam e sigurt se ai do tu hedhë ‘në plehra’ edhe ju. A nuk meriton ai më mirë se kaq?
Ju mund të gjeni një njeri më të madh, tërheqës, por kjo nuk do të thotë se jeni të pafuqishëm.
Sigurisht që ju mund ti rezistoni atij. Detyra juaj është ti jepni fund kësaj historie dhe të mos bëheni pjesë e krizës së mëso-moshës së tij.
Ju duhet të jeni e fortë dhe t’i thoni se nuk mund ta shihni më.
Unë e kuptoj se ju mund të ndiheni e vetmuar kur i dashuri juaj është larg, por mund të gjeni gjëra të tjera dhe miq interesantë për të mbushur kohën tuaj.