Policia e Durrësit ka kryer kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar
Si rezultat i kontrolleve u kapen dy të kërkuar. Po si rezultat i kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim 14 shtetas me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, vjedhjes së pronës dhe krimeve ndaj jetës.
Ferdinand Tare, i cili rezulton se ka përdorur edhe emrat Ferdinand Luka dhe Alfred Daja, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma më 5 Tetor të këtij viti, pasi gjykata italiane e Barit e ka dënuar me 8 vjet 2 muaj e 18 ditë burgim për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike të llojit heroinë”, bënë me dije burime zyrtare nga Policia e Durrësit.
U kap dhe u ndalua një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane e kanë dënuar me 8 vite burgim.
Gjithashtu kapet dhe ndalohet për llogari të DVP Berat edhe një 32-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Interpol Tirana pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas të dënuar në Itali dhe si rezultat i kontrolleve të befasishme të Policisë, kanë bërë të munduar lokalizimin dhe kapjen e tij, konkretisht
Kontrollet do vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Durrës për kapjen e personave në kërkim për vepra të ndryshme penale, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo kryejnë trafiqe të paligjshme./BW