Zef Deda ka reaguar lidhur me dorëheqjen e deputetit të zgjedhur demokrat Mark Marku dy ditë më parë.
Aktori i njohur i humorit shprehet se pedagogu duhet të qëndronte në Partinë Demokratike dhe brenda Parlamentit për të vijuar më tej betejat e nisura nga “selia blu”.
Ndër të tjera ai e konsideron Partinë Socialiste si një force politike kriminale dhe kryeministrin Edi Rama si diktator.
“Marku nuk duhej te largohej por te rrinte e te luftonte kunder mafjes se rilindjes kriminale, kanabiste, korruptive dhe te sjellin lirine, demokracine, zhvillimin, mireqenien e popullit dhe atdheut tone te shume vuajtur …megjithe ate eshte mendimi i tij”, shkruan Deda në një replikë në gazetën Drita.
“Eshte mjeshtri e sigurimit te PS denigrimi dhe mashtrimi i elementeve…per te shpartallu te djathten …prandaj qeverisin tesh 22 vjet si diktatore mafioz…Rama…e PS…jane dem i madh i demokracise…PD duhet te forcohet reformohet dhe te ngreje dinjitetin e popullit..drejte lirise demokracise Europiane…”, nënvizon Deda.
Aktori në përmbyllje shkruan: “Megjithate zoti e forcofte kombin… shqipetare”
Por ja çfarë shkruante Zef Deda nëpërmjet një statusi në facebook ku ka falenderuar qeverinë për pensionin që i ka caktuar, në kohën kur PD e kishte hedhur në rrugë atë dhe teatrin Migjeni:
Në statusin e tij Zef Deda falënderon ndër të tjera edhe Kryeministrin Edi Rama për mirënjohjen dhe këtë vendim të qeverisë. Ndër të tjera, “Mjeshtri i Madh i Punës” shprehet se ndjehet i përulur përpara publikut shqiptar që gjithnjë e ka mirëpritur dhe duartrokitur në skenë.
“Perulem para spektatorit.
Sot Qeveria shqiptare me akordoi pensionin e posaçem. Ne fak eshte nje moment, i cili me gezon pa mase, sepse e marr si shperblim per gjithe punen e bere nder vite.
Me sa duket paska qene nje pune e bere mire dhe pa hile, perderisa vleresimet vijne. Me kete rast dua te falenderoj perzemersisht Kryeministrin e vendit z. Edi Rama per akordimin e ketij pensioni te posaçem.
Por falenderimet kryesore shkojne per familjen time te shtrenjte, qe me ka dhene nje suport te pakufijshem per ta ushtruar profesionin. Falenderoj miqte e mi artiste, me te cilet kam punuar nder vite dhe qe me dhane mundesine ta shprehja me gjithe forcen time ate qe kisha brenda vetes. Falenderoj spektatorin me te mire ne bote, spektatorin shqiptar, i cili nuk i kurseu per asnje moment duartrokitjet dhe vleresimet, perulem par jush. Falenderoj Zotin qe me dha fuqi, energji dhe shendet per t’ja arritur kesaj dite. Jam shume i gezuar. Ju faleminderit.” shkruan aktori shkodran.