Një makinë luksoze tip “AUDI R8” është përfshirë nga flakët gjatë natës në Vlorë. Makina i përket një pushuesi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i cili ndodhet në Vlorë prej pak ditësh.
Lidhur me këtë ngjarje të turpshme, ka reaguar edhe ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.
Ai shkruan se shqiptari nuk e duron dot që mysafiri të ketë makinë më të bukur se i zoti i shtëpisë.
“SAPO NDODHI:
#Tursiti nga Gjermania me shtetësi maqedonase kishte ardhur në Vlorë për pushime. Natën “mikpritja” shqiptare i vuri zjarrin audit 200.000 euro.
Kanë të “drejtë”: Nuk durojnë dot që mysafiri të ketë makinë më të bukur se i zoti i shtëpisë.
Ligësia s’ka kufi tek njerzit. Jo tek #kafshët”, shkruan Kreshnik Spahiu.