Shejtanët në djepin drejtësisë që sot i ka “vdekur” i zot dhe mund të quhet drejtësi e “ve” jo e re, nëpër traktet që dalin nga shtypshkronjat ilegale e saj, shpërndajnë “fakte” ku u tregohet turmave se sa ka “kushtuar” një koncension apo një tender.
Nga geni i tyre politik prej intrigantësh bëjnë sikur nuk e dinë se “barazia në tendera” nuk kanë asnjë lidhje me veprën penale të korrupsionit por thjeshtë këto shifra i përdoren për të çorientuar opinionin publik dhe për të justifikuar avokatin e tendërhumbësave, duke hedhur shashka tymuese para se të hedhin “bombën manovër”.
Ata e dinë se kjo vlen shumë për turmat që shikojnë ëndrra me komunizëm, barazi dhe pasuri social-iste dhe u duket vetja ortak me kapitalistin, që i ka nxjerrë parat nga xhepi, natyrisht për të fituar, i cili sipas tyre është hajdut, i poshtër, madje i korruptuar që u merr para, kur përdorin shëribmet e investimit të tij.
E gjithë këtë skenar e krijojnë kaluesit e padrejtësisë së vjetër që sot janë bër si showmen të drejtësisë së re…imagjinare,inekzistente.
Kjo lloj drejtësia çdo ditë e më shumë me këto bëma po na bënë nostalgjik për drejtësinë e plepave dhe “pastërtinë e investimeve berishiane”, ku rrugët dhe tunelet shembeshin pa u ndërtuar dhe parat derdheshin lum ende pa filluar dhe sot të gjitha janë amnistuar, sepse ne jemi fajtor… për të mos e lenë bosh djepin e drejtësisë futëm shenjtanin brënda.
Ndaj duhen ndaluar, jo gudulisur dhe mikluar.
Në ballafaqimin e afërt të deputetëve në këshillin e mandateve, për të sqaruar axhendën e prokurorëve të SPAK nuk ka nevojë për shfaqje komike përgjimesh telefonike të inkriptuara, por prokurorët duhet të sqarojnë deputetët dhe shqiptarët se:
1-A ka dëmë ekonomik taksapaguesi dhe shteti shqiptarë në Tunelit të Llogarasë apo në Lotet 1 dhe 2 të Unazës dhe sa është dëmi?
2- A është shkelur fondi limit në tenderim?
3- A i plotësonte kriteret për të fituar këtë tender kompania humbëse dhe nëse po përse humbi.
4 Nëse jo, përse duhet ta fitonte, sepse kritert janë ligje që nuk mund të shkelen, pra ku janë elementët e veprës penale?
5 A është e vërtetë se i vetmi kriter favorizues për kompanisë humbës është kosto më e ulët e ndërtimit, element që SPAK e quan… vepër penale?
6-A na garanton BKH dhe SPAK që ky ndërtues do ndërtonte me të njejtën cilës, kur ky nuk i plotësonte kushtet paraprake të një ndërtimi cilësor, që janë kërkesat paraprake për ndërtuesit në tenderim?
7- Cilët nga këta punonjës të drejtësisë marrin përsipër një garanci të tillë, kur nuk kanë kapur asnjë tullë në dorë në jetën e tyre dhe kurë nuk mund të jenë të aftë me komisionet e ngritur me specilistë të disa fushave të projektimit dhe ndërtimit të objekteve të rëndësishëm kombëtare.
8- A kanë prokurorët një akt kontrolli nga organi kompeten i shkeljeve dhe dëmit ekonomik të këtyre shkeljeve ng organi më i lartë i kontrollit i specializuar në këtë fushë KLSH?
Nëse prokurorët nuk e kuptojnë se i lirë ose falas në treg është vetëm m*ti, duhet tu përgjjigjen këtyre pytjeve dhe të heqin dorë nga ngrefosja me parat e taksapaguesve, duke mbrojtër ndonjë milioner, që u ka lyer qerren me graso për tu hakmarrë ndaj rivalëve të tij në biznes, sepse shumë shpejt do jenë vetë para një drejtësie kur të ketë mbaruar misioni i tyre politik antishtet…pas 2 vitesh. /Ekskluzive.al






