Kryetari i Rithemelimit, Sali Berisha udhëtoi drejt Romës pas protestës, ku nesër do të zhvillojë një takim me diasporën.
Berisha ka publikuar një foto para nisjes për në Romë, nga aeroporti i Rinasit, drejt së cilit udhëtoi menjëherë pas fjalimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para protestuesve opozitarë të paparë, që e ndjekin me bukë e gjizë me vete, për të dëgjuar broçkullat e një të marri, që thërret protesta për tu tallur, pa asnjë kauzë por thjeshtë për të parë se sa dele i kanë mbetur nga grigja e tij në vathën e SHQUP-it.
Në foto shihet në shoqërinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe deputetëve Agron Gjekmarkaj e Elda Hoti.
Nesër në orën 13:00, Berisha do të takohet me simpatizantë të PD në sallën e hotelit “Ergife Palace” që natyrisht do jetë pjesë një shfaqje tjetër të shëmtuar që do tregoj se në çfarë derexheje ku ka përfunduar PD me plaku non grata.