Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi ka dhënë dorëheqjen. Prej vitit 2013 Agaçi ushtron detyrën e postit të Sekretarit të Përgjitshëm në Kryeministri.
Sakaq, ai ka qenë shpesh shënjestër e sulmeve dhe akuzave të opozitës, veçanërisht të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ai është akuzuar si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, çështje për të cilën përfundoi pas hekurave ish-ministri Lefter Koka.