Sali Berisha është xhindosur në një konferencë shtypi kur një reporter e pyeti nëse është thirrur nga SPAK.
“Je prokuror ti apo gazetar” ? foli Berisha me zë të lartë.
E më pas tha se nuk është thirrur në SPAK javën e fundit, duke shtuar se është i gatshëm të pyetet për çdo vendim që ka marrë në 32 vjet në politikë.
“Nuk jam thirrur asnjëherë, jam i gatshëm të përgjigjem për çdo vendim nga viti 90 deri më sot pa asnjë lloj hezitimi.
Sa herë më kanë thirrur kam shkuar dhe shkoj, nuk e mohoj asnjëherë të drejtën e hetimit, por ata bëjnë politikë”, tha Berisha.