Në ditën e veçantë të Krishlindjes, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i shoqëruar bashkë me kryetarin e Bashkisë së Cërrikut, Andi Salla, i kanë bërë surprizën e madhe familjes Rredhi në Gjyralë të Cërrikut.
Balla i ka dorëzuar çelësat e shtëpisë së re, pasi familja prej vitesh jetonin në një banesë të rrënuar.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se në këto festa i plotësuam dëshirën Gavjotës së vogël për një shtëpi të vogël e të bukur si shumë nga shoqet e saj.
Sipas Ballës, lotët e gëzimit të gjysh Haxhiut ishin shprehja më kuptimplotë e nevojës për t’ju gjendur çdo familje në nevojë.
“Shtëpia e familjes Rredhi është një ndër 22 shtëpitë që janë rikonstruktuar në Cërrik. Falenderoj Kryetarin e Bashkisë për bashkëpunimin e ngushtë që ka pasur me qeverinë dhe pa dyshim Kryeministrin, Edi Rama për përfshirjen në këto projekte të rindërtimit edhe të bashkive që nuk ishin në qarqet e prekura nga tërmeti. Kjo tregon që ne i kemi qendruar fjalën tonë që askush nuk do të mbetet vetëm dhe fjalës që ju dhamë: Që viti ri do tju gjejë në shtëpinë e re, tha Balla.
Postimi i poltë i Taulant Ballës
Për Krishtlindje në familjen Rredhi në Gjyrale të Cërrikut. I plotësuam dëshirën Gavjotës së vogël për një shtëpi të vogël e të bukur si shumë nga shoqet e saj. Lotët e gëzimit të gjysh Haxhiut ishin shprehja më kuptimplotë e nevojës për t’ju gjendur çdo familje në nevojë Krishtlindje të gëzuara kudo që jeni.