Individë të ndryshëm mashtrohen lehtë në vendin tonë, por pre ka rënë një vajzë e cila donte të niste me kamion drejt Anglisë të vëllain për një jetë më të mirë.
Vajza ka thënë se e konsideronte mik personin që i kishte premtuar një gjë të tillë dhe se i kishte kërkuar 600 euro. Ai e ka mashtruar duke ia dërguar ish-të dashurës paratë që ia kishte marrë vajzës në fjalë.
Vëllai i saj nuk mbërriti kurrë në Angli dhe Tania jo kërkon paratë që mashtruesi ia kishte marrë për vëllain.
Vajza ka rrëfyer:
Pershendetje JOQ, dua te bej nje denoncim. Jetoj ne Itali jam e ndare e punoj ne qendisje me dore rreth 8-15 ore ne dite vetem e vetem mos ti shtrij doren askujt. Kam per te mbajtur veten me gjithe shpenzime e me duhet te ndihmoj dhe familjen ne Shqiperi pasi prinderit nuk punojn per arsye shendetesore.
Historia ime nis kështu.. Vellai im 24 vjec punonte kamarjer ne Shqiperi me 170 mije leke te vjetra ne muaj dhe ato lek si dilnin as atij per veten e tij jo me per familjen dhe vendos te vije ktu te un ne Itali.
E marr ktu mirpo ky gjithon ka pas deshire e enderr te vente ne Angli. E pat provu me kalu por e paten zen 2-3 her e i pata premtuar se do bej te pa munduren e do ta dërgoja atje.
Njifja nje tip patriot nga Kukesi me emrin F. I dhe e pyes nje dite ”Njef njeri ti qe dergon njerez per Angli me lek?”
Me thote “Po njof”, i them “Sa kërkojnë dhe a eshte e sigurt?” Me pergjigjet te nesërmen me thotë ”Eshte njeri qe eshte 100% e sigurt e per koincidens nisen kto dy jav kerkojn 5.500 paund”, i them ”Ok, por leket do i marrësh kur te arrij vellai im ne vend”.
Me thot “Po po pa merak, por do msjellesh 200€ per garanci se do i bojm i leter (gjasme do niseshin me kamion)”, i them “Me dergo emrin e personit qe ti nis”.
Me dergon karten e identitetit te nje femre e me thote “Dergoji ktu se kjo esht nusja e shoferit se se kam pashaporten ktu un me tha”.
Ok ja dërgova une e pastaj me thotë “O lali ka dal i problem pz, me duhet me ik der ne Shqiperi me nxjerr nje tip karte per kamion per vellain tënd, por skam lek me vete e mi nis 150€ se ti dergoj per kok te familjes.”
Me ka marre 600€ e sme pergjigjet e vellain se ka nisur.
Kontaktova me kte zonjen para 4-5 ditesh ne fb, kete qe i dërgova leket te emri i kesaj se gjasme kjo ishte gruaja e kamionistit, e me ka thene “Qe skam asnje burr kamionist, ai Floriani mka pas lek borxh mua e ato lek me tha se ja ka nisur kusherira e tij.”
Ajo me tha “Se ky ishte i dashuri i saj, por qe e kishte perzen nga shtepija pasi i kishte vjedhur bizhuterit dhe keqtrajtonte kte e femijet e saj.”
Doja ti thoja… nuk duhet tbetohesh ne shpirt te xhaxhait qe vdiq i ri apo te thuash me vdekshin motrat or plehre se per ato lek punoj na mjesi der ne dark von tu qendis me pe e gjilpere.
Tani betohet qe eshte ne Itali por e di qe esht kthyer ne Shqiperi. Kam sms-t dhe faturat qe kam dhen lek atij per “ca letra” gjasme paradhenie e jo me kot i kerkova te me niste nje foto te pashaportes se tij ose te kartes identitetit.
Marrveshja ishte qe do i paguaja 5.500 paund ne dor sapo vellai te mberrinte ne vend, i besova pasi besoja se ishim shoke, u detyrova bera te pamundurën me marre kredi ne bank se vetem me nje rrog eshte veshtire.
E ky qe besoja e njifja njeri te beses ma ben kte gje. Do i thoja nese je mashkull mi kthe ato leke se po i mor me djers balli o shpifsire.
Me vjen turp te them se jemi dhe patriote qe vetem per njeri te pabese nuk mbahemi ne na Kuksi.
Jam e bindur qe sjam vetem un “viktima ” ne kte mes.