Tigrit dhe sekserit numër 1 të qeverisë i ranë dhëmbët, kur Edi Rama e ia “shkuli” një nga një duke e zhveshur nga çdo ofiq apo funksion politik dhe e hodhi si rreckë të përdorur në rrugë, të përballet i vetëm me drejtësinë… për tradhëti të lartë sigurisht.
Edi Rama e kishte një alibi, pasi Ahmetaj nga frika e arrestimit për aferën e inceneratorëve, nxitoi ti shtrinte dorën klanit rival të Kodrës së Diellit. Por duke i shitur shpirtin djallit i bëri llogarit gabim!
Edi Rama e di mirë se tigri i tij besnik, i ulur në prehrin e Ilirit dhe Monikës i doroviti ata me të mira e begati, por pa harruar ti dorëzoi dhe qitapet nga punë e pisët me qeverinë për të shpëtuar prapanicën e tij.
Duke bërë aleancë me klanin e Kodrës së Diellit, Ahmetaj i druhet arrestimit nga Edi Rama, i cili në tavolina e thotë pa asnjë rezervë se ka halë në sy ish-tirgin besnik. Burime konfidenciale për ekskluzive.al pohojnë se ish ministri ka në plan të arratiset me partneren e tij Erjola Hoxha, Drejtoreshë e Komunikimit në kompaninë “Albtelekom Albania”, me të cilën së fundmi u bë baba për herë të tretë të një vajze. Ministri do të përpiqet të marrë me vete dhe partneren e vjetër të ish-ministrit, e cila është e rrezikuar njësoj si ai të kaloj nën hetim pasuror.
Kujtojmë se Ahmetaj ka edhe dy vajza të tjera me ish-bashkëshorten Albina Maçka, e cila sipas deklaratës së pasurisë dhe raportit të bërë publik nga “Open Spending Albania”, rezulton pronare e disa pasurive të paluajtshme si apartamente dhe rroga të majme, raport të cilin mund ta gjeni në fund të këtij artikulli. Sipas deklaratës, Arben Ahmetaj del kollovar të paktën në 2 vila që ja fsheh drejtësisë. Pas arratisjes që pritet nga Ahmetaj, i cili pretendon të kërkoj azil në një vend të Bashkimit Europian, akuzat do të bien mbi ish-bashkëshorten e tij, Albina Maçka, e cila sigurisht do të kthehet në bashkëpuntoren e drejtësisë për të gjithë allishverishet e ish ministrit më të korruptuar të qeverisë.
Arben Ahmetaj pronar i një vile në kompleksin residencial “Vala Mar” në Hamallaj nën emrin e Klodian Zotots dhe një vile në kompleksin rezidencial Green Coast në Palasë në emrin e kompanisë “Intere Expres” të Edmond Begos
Ekskluzive.al ka denoncuar disa herë vilat luksoze të pushtetarëve të korruptuar si Arben Ahmetaj në komplekset më luksoze të Shqipërisë, sigurisht pjesë e këtij investigimi ka qenë dhe subjekti në fjalë, pushtetari më i korruptuar i qeverisë, ish ministri Arben Ahmetaj. Nëse afera e inceneratorëve nuk i mjafton SPAK për të çuar në pranga ish-ministrin Ahmetaj, ne do të bëjmë publike dy nga vilat “sekrete” të tigrit të parave publike, që ndoshta do të zgjoi kureshtjen dhe letargjinë e SPAK, se ku fshihen paratë e pista që u janë marrë xhepave të shqiptarëve.
Arben Ahmetaj është pronar i një vile me vlerë të paktën 1 milion euro në kompleksin rezidencial “Green Coast” në Palasë, vilë individuale me pishinë dhe sipërfaqe ndërtimi 178 m2 dhe truall 400 m2. Kjo vilë është e regjistruar nën emrin e kompanisë “Inert Expres” të Edmond Begos. Garant për kryerjen e transaksionit të Vilës nr. 73 ka qenë Nard Nallbani, i cili ka marrë në shfrytëzim të vetmen pikë të hedhjes së inerteve në Tiranë. Kujtojmë se Nard Nallbani dhe Edmond Bego, pronari i “Inert Expres” kanë një të kaluar kriminale dhe lidhje me bandën e Lushnjës, të dy janë pjesë e një dosje voluminoze të trafikut ndërkombëtar të narkotikeve.
Sipas burimeve, pas ndarjes nga bashkëshortja Ahmetaj e ka lëshuar vilën në bregdet me qira, ndërsa me partneren e re dhe vajzën e por sa lindur jeton në një vilë luksoze në Hamallaj. Sipas investigimit të ekskluzive.al, rezulton se Arben Ahmetaj është pronar i një vile luksoze me vlerë 700 mijë euro në kompleksin rezidencial “Vala Mar” në Hamallaj, në Gjirin e Lalëzit. Vila superluksoze është me dy kate dhe ka një sipërfaqe ndërtimi 300 m2, me 4 dhoma gjumi, 2 sallone dhe 5 tualete. Vila është blerë nën emrin e Klodian Zotos. Media ka siguruar korrespondencën me email të blerjes së vilës të “klientit” Klodian Zoto dhe kompanisë “Mane TCI”.
Ahmetaj është një prej zyrtarëve më të akuzuar për përfshirjen e tij në afera me miqtë-biznesmenë Klodian Zoto e Mirel Mërtiri në aferën e inceneratorëve. Klodian Zoto është shpallur në kërkim nga Prokuroria Speciale-SPAK nën dyshimet se është pjesë e skandalit të inceneratorëve. Emri i tij shfaqet në kompanitë koncensionare të tre landfilleve privatë, në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Të dhënat e sistemit TIMS, të siguruara gjatë punimeve të Komisionit Hetimor Parlamentar, treguan se Arben Ahmetaj dhe Klodian Zoto kishte qenë në të njëjtat udhëtime jashtë Shqipërisë. Ahmetaj i konsideroi këto të dhëna si “rastësi”./Ekskluzive.al
Deklarata e pasurisë së Arben Ahmetaj dhe bashkëshortes Albina Maçka