Një i ri është vetëvrarë me armë zjarri në Fushë-Krujë. Report Tv mësoi se viktima është 22-vjeçari Markiled Çipi, i cili ishte kthyer nga Italia vetëm dy ditë më parë dhe do kthehej sërish pas dy ditësh. Nga informacionet e para, policia bën me dije se 22-vjeçari është gjetur nga të afërmit brenda makinës, pranë banesës.
Trupi i pajetë i të riut është dërguar për ekspertizë në Tiranë, prej ku pritet të zbardhen dhe shkaqet e ngjarjes. Burimet i thanë Report Tv se 22-vjeçari nuk ishte person problematik dhe nuk kishte pasur probleme me drejtësinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramëz, rreth orës 21:30 të mbrëmjes së kaluar. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. (Ledi Çypi, 22-vjeçari i gjetur i vdekur) Grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale” Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 99 dhe 278/ 2 të Kodit Penal. d.c./shqiptarja.com |