Jonida Maliqi është një ndër personazhet më të famshëm dhe të komentuar të showbizzit. Përveç këngëtares mund të themi me plot gojën që ajo është një ikonë e modës. Së fundmi Jonida ka qenë e ftuar në Pop Culture ku është pyetur për çmenduritë që ka bërë kur ka qenë në moshën e adoleshencës.
“E tmerrshme, kam bërë dy në fakt. Në moshën 14-vjeçare po shikoja një grup muzikor dhe teksa shikoja klipin e tyre seksi me një vetull të hollë si fije peri fillova t’i hiqja dhe unë.
Kur erdhi ime më, më shau, më tha që ‘je bërë si një vajzë e ndyrë, mjerë ti nëse të shikon babi në këtë gjendje’. Kështu direkt i lyva me laps dhe prita derisa të rriteshin e t’i mbaja në gjendje normale.
E ndërsa një tjetër është se unë gjithmonë i ka pasur kompleks barsetat edhe sot e kësaj dite i vuaj, kështu që i rruajta me briskun e babit.,”- tregoi Jonida.